AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Gjobëvënie 2 mln euro, 3 të rinj marrin peng ndërtuesin në Tiranë dhe e dhunojnë në një magazinë në Durrës! 2 në pranga, 1 në kërkim

by Alb Times
13/04/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Gjobëvënie 2 mln euro, 3 të rinj marrin peng ndërtuesin në Tiranë dhe e dhunojnë në një magazinë në Durrës! 2 në pranga, 1 në kërkim
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tronditëse që i ngjan skenarëve të filmave ndodhi në zemër të Tiranë më 31 mars, ku dy vëllezërit Jurgen dhe Kevin Neza, 28 dhe 25 vjeç, dhe djali i xhaxhait, Hysen Neza, 33 vjeç, u bënë protagonistët e një pengmarrjeje të guximshme me synim presionin e marrjes së shumave të mëdha të parave.

Të tre morën peng një biznesmen ndërtimi 32-vjeçar, F. Sula, nga Divjaka. Burime pranë policisë bëjnë me dije se autorët kanë monitoruar me kujdes të gjitha lëvizjet e kryera së fundmi nga biznesmeni, i kthyer rreth 2 muaj më parë në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke pirë një kafe. Sapo është larguar nga lokali dhe ka shkuar drejt makinës, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze. Ata u prezantuan si agjentë të BKH-së dhe përmes këtij mashtrimi, e detyruan të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt.

Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar. Sula është mbajtur gjithë natën në magazinë në Xhafzotaj, duke u dhunuar dhe më pas në mëngjes është lënë i lirë, me qëllim që të shkonte të merrte paratë për t’ua dorëzuar. Menjëherë pas lirimit, biznesmeni 32-vjeçar i është drejtuar policisë, ku ka denoncuar me detaje të gjithë ngjarjen, duke i vënë në lëvizje për kapjen e autorëve. Identifikimi është bërë nga kamerat e sigurisë përgjatë zonave ku kanë kaluar pasi gjatë gjithë kohës kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza.

“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në vijim të kallëzimit të bërë nga një 32-vjeçar, i cili deklaroi se më datë 31.03.2026, tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe e kishin mbajtur për disa orë në një ambient privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”. Në kuadër të operacionit: -u ndaluan shtetasit H. N., 33 vjeç dhe K. N., 25 vjeç; -u shpall në kërkim shtetasi J. N., 28 vjeç, banues në Xhafzotaj. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, kanë marrë me forcë në automjet 32-vjeçarin, e kanë kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e një vlerë monetare”, njoftoi Policia.

Pas kallëzimit të biznesmenit, Policia e Tiranës organizoi operacionin “Hijet”, në të cilin u arrestuan njëri prej vëllezërve, Kevin Neza dhe kushëriri, Hysen Neza, ndërsa në kërkim u shpall Jurgen Neza. Policia gjeti dhe sekuestroi 5 automjete luksoze, 5 celularë, një shumë parash dhe sende të kundërligjshme, të cilat do t’i shërbejnë në vijim hetimit për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Të arrestuar 
Kevin Neza, 25 vjeç
Hysen Neza, 33 vjeç
Në kërkim
Jurgen Neza
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq
  • Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.