Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të hënën se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe se të gjitha aktet e sulmeve ndaj civilëve dhe objektivave jo-ushtarake duhet të dënohen.
Wang, i bëri deklaratat gjatë një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.
Zayani informoi Wang mbi situatën rajonale dhe qëndrimin e Bahreinit, duke thënë se Bahreini ka qenë gjithmonë një vend paqedashës dhe nuk duhet t’u nënshtrohet sulmeve të paligjshme.
Pala e Bahreinit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për qëndrimin e drejtë të Kinës, duke shprehur gatishmërinë për të punuar me vendet e Gjirit dhe Kinën për të forcuar komunikimin dhe koordinimin në platformat dypalëshe dhe shumëpalëshe, përfshirë Kombet e Bashkuara, me qëllim arritjen sa më parë të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Nga ana e tij, Wang tha se situata në rajonin e Gjirit po përshkallëzohet me shpejtësi dhe siguria e Bahreinit është kompromentuar gjithashtu, gjë që është shqetësuese për Kinën.
Qëndrimi i Kinës është konsistent dhe i qartë: sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen, dhe sulmet ndaj civilëve dhe objektivave jo-ushtarake duhet të dënohen, tha ai.
Prioriteti kryesor është ndërprerja e menjëhershme e operacioneve ushtarake për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konflikteve.
Wang Yi pati gjithashtu në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah, lidhur me situatën e tensionuar në zonën e Gjirit.
Ministri i Jashtëm i Kuvajtit informoi palën kineze mbi zhvillimet e fundit në situatën rajonale, duke deklaruar se megjithëse Kuvajti nuk është palë në konflikt, ai është ende i prekur nga lufta, duke shtuar se vendet e Gjirit, përfshirë Kuvajtin, mbeten të përkushtuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut, por nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre legjitime për vetëmbrojtje
Wang vuri në dukje se Kina gjithmonë ka përkrahur zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me mjete politike dhe diplomatike, duke theksuar se luftimet e vazhdueshme janë një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur dhe nuk i shërben interesave të askujt.











