• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

05/03/2026
in Botë
Ndryshime në qeverinë e SHBA-së, Trump largon nga detyra shefen e Sigurisë Kombëtare! Ja kush e zëvendëson

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkarkuar Kristi Noem si Sekretaren e Sigurisë Kombëtare dhe ka emëruar në këtë post senatorin republikan, Markwayne Mullin.

Mullin do të marrë detyrën e re në fund të muajit mars.

Trump falënderoi Noem për punën e saj në krye të institucionit, duke theksuar se ajo “ka shërbyer mirë dhe ka arritur rezultate të shumta dhe spektakolare”. Ai njoftoi se Noem do të kalojë në një rol të ri diplomatik si e dërguar speciale për iniciativën e re të sigurisë të quajtur “The Shield of the Americas”, një projekt që presidenti tha se synon forcimin e bashkëpunimit të sigurisë në hemisferën perëndimore.

Në njoftimin e tij, Trump vlerësoi senatorin Mullin për përfaqësimin e shtetit të Oklahoma dhe e përshkroi atë si një “luftëtar të lëvizjes MAGA”. Presidenti shtoi se Mullin “do të punojë pa u lodhur për të mbajtur të sigurta kufijtë e Shteteve të Bashkuara”.

Kush është Markwayne Mullin

Markwayne Mullin është senator republikan nga Oklahoma që nga viti 2023. Më parë, ai shërbeu për një dekadë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve.

Biografia e tij zyrtare e përshkruan Mullin si pronar biznesi dhe fermer në sektorin e blegtorisë “cow-calf”.

Ai është i martuar prej 28 vitesh dhe ka gjashtë fëmijë.

Para angazhimit të plotë në politikë, Mullin ka qenë gjithashtu profesionist në sportin e arteve marciale të përziera (MMA).

Karriera e Kristi Noem

Kristi Noem, 54 vjeç, ka drejtuar “United States Department of Homeland Security” që nga fillimi i mandatit të dytë presidencial të Trump në vitin 2025.

Gjatë kohës në detyrë, ajo ka qenë një nga figurat kryesore të politikave të administratës për emigracionin, përfshirë forcimin e kontrollit në kufirin SHBA-Meksikë dhe operacionet për deportimin masiv të emigrantëve pa dokumente.

Mandati i saj është shoqëruar edhe me polemika, mes tyre incidenti në Minnesota ku agjentë federalë qëlluan për vdekje dy qytetarë amerikanë, Alex Pretti dhe Renee Good.

Para se të merrte drejtimin e DHS, Noem ka shërbyer si guvernatore e South Dakota nga viti 2019 deri në vitin 2025.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!