• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

05/03/2026
in Opinion
Reading Time: 4 mins read
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal/ Nga “mburoja” ligjore për të miturit, mbrojtja për gazetarët, burg për parkimet që bllokojnë emergjencat, deri te dënimet e rënda për zjarrvënësit
83
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Gurali Brahimllari

Me ligjin  nr 8723, dt 26.12.2000, vendi ynë  ka aderuara në“Konventën e vetme mbi drogat nartkotike (1961 e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972). Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare  nr 50/2000  dhe neni “1” Përkufizimet” ka këtëpërmbajtje :

“1. ..(b) “Kanabis” nënkupton majat e luleve ose fruteve të bimës kanabis (duke përfshirë  farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen  me majat), nga të cilat nuk është hequr rrëshira, pavarësisht nga emri me të cilin mund të emërtohen..

Ne zbatim te kësaj Konvente,   disa jave më pas, më24.01.2001, me ligjin nr 8733, Parlamenti ka riformuluar  nenin 283 të K.Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” duke përjashtuar nga përgjegjësia penale vetëm  rastet e “përdorimit vetjak dhe në doza të vogla” të lëndëve narkotike, për  të cilënka patur edhe një vendimim unifikues nga KBGJL.

Praktika gjyqësore 26 vjeçare ka pranuar përgjegjësinëpenale të “poseduesve” të lëndëve narkotike cannabis sativa në formë e “gjethes” vetëm mbi bazën e vlerës së kërkuar nga ligji për THC e cila del nga analiza kimike e mostrave që janë gjendur dhe sekuestruara të dyshuarit .

Por këto ditë është publikuar një vendim i Kolegjit Penal tëGjykatës Supreme Spanjolle, shpallur më dt 28 janar 2026 (Nr. 47/2026 (ECLI:ES:TS:2026:248), i cili duhet të sjellëndryshume në praktikën tonë gjyqësore.

Në këtë vendim del se Gjykata, duke refuzuar ankimin e Prokurorisë   ka konfirmuar lirimin nga akuza për “posedim/mbajtje të lëndëve narkotike” të një shtetasi, edhe pse ai kishte mbjellë (kultivuar) në banesën e tij, rreth 988 bimë cannabis (nga analiza e THC,  832 kishin përmbajtje prej 2.0%, ndërsa 156 bimë kanabis me një përmbajtje THC prej 2.2%). Gjykata Supreme Spanjolle, duke intertetuar ligjin penale vendas,  në raport me përcaktimet e nenit 1/b të“Konvetës së vetme mbi drogat (OKB 1961), ka konkluduar se, pavarësisht  vlerës së THC, mbajtja/posedimi i pjesës së“gjethes” së bimës cannabis,   nuk përbën vepër penale, nërastet kur nuk vërtetohet se bima ka arritur fazën “me maja të lulëzuara”.

Në kushtet kur referenca për mungesën e përgjegjësisëpenale ishte në të njëjtën Konvetë  Ndërkombëtare (në të cilën vendi ynë ka aderuar me ligjin  nr 8723, dt 26.12.2000), fillimisht u çudita sepse teksti i përkthyer i saj përcaktonte “duke përfshirë  farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen  me majat”

Në këto rrethana verifikove  tekstin  ORIGJINAL të “Konventës së vetme mbi drogat nartkotike (e ndryshuar nga Proktokolli i vitit 1972), në të cilin konstatohet qartësisht  se përkthimi i nenit 1/b të saj, është krejtësisht i gabuar sepse excluding ka kuptimin e kudnërt me përkthimin si sipër, duke përjashtuar. Formulimi në anglisht është si vijon: (b) “Cannabis” means the floëering or fruiting tops of the cannabis plant (excluding the seeds and leaves ëhen not accompanied by the tops) from ëhich the resin has not been extracted, by ëhatever name they may be designated.

Prandaj Gjykata Supreme Spanjolle me të drejtë ka arsyetuar se:  “Duke lënë mënjanë kultivimin, e vetmja bazë e disponueshme për përgjegjësi penale ishte posedimi me qëllim shpërndarjeje. Por ky variant kërkon, si një parakusht të domosdoshëm, që substanca e sekuestruar të kualifikohet si drogë toksike ose narkotike. Dhe këtu vepron Konventa e Vetme mbi Drogat. Në përputhje me konventat ndërkombëtare, farat dhe gjethet që nuk janë të ngjitura në majat e lulëzuara të bimës së kanabisit përjashtohen nga ky status” Pa maja lulëzuese, nuk ka kanabis të kontrolluar. Pa kanabis të kontrolluar, nuk ka objekt për veprën penale.”

Nga kjo  Jurisprudencë e Gjykatës së Lartë Spanjolle, mendoj se ligjvënësi duhet të gjeje urgjentisht, mundësinë e korigjimit të gabimit të bërë 26 vjet më parë, ndërsa autoritet gjyqësore,  duhet të aplikojnë nenin 122 të Kushtetutës dhe duke e zbatuar, në mënyrë tëDREJTPËREDREJT, nenin 1/b të “Konventës së vetme mbi drogat nartkotike (e ndryshuar nga Protokolli i vitit 1972) sipas sëcilës, ashtu si në Spanjë,  duhet të  përjashtohen nga përgjegjësia penale personat për të cilët nuk është vërtetuar se “gjethet” cannabis që  posedonin, të jënë shkëputur nga  bimacannabis në fazën e lulëzimit. Madje ky skandal në përkthim iKonvetës në fjalë,  duhet të shoqërohet me rishikimin e vendimeve të dënimit të shumë persona  që janë arrestuar e dënuar për disa gjethe cannabis sative,  që kanë kaluar  nocionin e ‘dozës së vogël e për përdorim vetjak,  dhe se, nga analiza kimike është përmbushur kriteri i përmbajtjes së vlerës së THC,  por nuk  është kryer asnjë verifikim nëse “gjethet” kanë qenë ose jo të bimëve të cannabisit në fazën e majave  tëlulëzuara, sikurse kërkohet nga Konventa e vetme mbi drogat nartkotike (OKB 1961) e cila në nenin 1/b ka përkufizuar se: “….  b) “Kanabis” nënkupton majat e lulëzuara ose frutore të bimës së kanabisit (duke përjashtuar farat dhe gjethet kur nuk shoqërohen me majat) nga të cilat nuk është nxjerrë rrëshira, me çfarëdo emri me të cilin mund të emërtohen.

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

06/03/2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

06/03/2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

06/03/2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

06/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport