• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

04/03/2026
in Botë
Identifikohen ushtarët e parë amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin

Ushtria amerikane ka bërë publike emrat e trupave të parë të vrarë në konfliktin mes SHBA-ve dhe Iranit.
Gjashtë ushtarë humbën jetën kur një “sistem ajror pa pilot” shmangu mbrojtjen ajrore dhe goditi një qendër komanduese në Portin Shuaiba, Kuvajt, të dielën.

Fillimisht Komanda Qendrore e SHBA-ve tha se tre ushtarë kishin vdekur në sulm, por zyrtarët konfirmuan të hënën se numri i viktimave ishte dyfishuar, pasi një person ndërroi jetë nga plagët dhe dy trupa të tjerë u gjetën nën rrënoja.

Këta gjashtë ushtarë janë viktimat e vetme të konfirmuara nga ushtria amerikane që nga nisja e luftës së re kundër Iranit së bashku me Izraelin.

Katër prej të vrarëve, të gjithë ushtarë rezervë të Ushtrisë Amerikane, u identifikuan të martën: Kapiten Cody Khork, 35 vjeç; Rreshter Noah Tietjens, 42 vjeç; Rreshtere Nicole Amor, 39 vjeçe; dhe Rreshter Declan Coady, 20 vjeç.

Khork, banor i Floridës, kishte shërbyer më parë në Arabinë Saudite, Guantanamo Bay dhe Poloni.
Amor, nga Minnesota, kishte shërbyer më parë në Kuvajt dhe Irak. Tietjens, banor i Nebraskës, kishte shërbyer dy herë më parë në Kuvajt. Të tre ishin ushtarë të dekoruar.
Coady u gradua pas vdekjes nga specialist në rreshter, tha ushtria amerikane. Banor i Iowas, ai ishte rekrutuar në rezervën e ushtrisë vetëm tre vite më parë.

Në një konferencë të hënën, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se një “armë e fuqishme” kishte goditur një “qendër operacionale taktike të fortifikuar”.

Tre zyrtarë ushtarakë amerikanë me njohuri për sulmin e Iranit i thanë BBC-së se ushtarët po punonin në një hapësirë të improvizuar zyre. Ata vunë në dyshim nëse ndërtesa ishte fortifikuar mjaftueshëm, duke thënë se një rimorkio po përdorej si zyrë, me barriera betoni të përforcuara me çelik 3.7 metra për ta mbrojtur.

SHBA-të kanë një marrëdhënie të hershme mbrojtjeje me Kuvajtin, dhe mbi 13 mijë ushtarë amerikanë janë të stacionuar në këtë vend të Gjirit.

Irani ka reaguar ndaj sulmeve kundër tij duke lëshuar raketa ndaj vendeve të Gjirit aleate me SHBA-të. Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Omani dhe Katari kanë patur gjithashtu sulme.

Veçmas në Kuvajt, SHBA-të konfirmuan se tre avionë luftarakë u rrëzuan pas një incidenti të përshkruar si “zjarr miqësor” të hënën. Pamjet tregonin avionët duke u përplasur në tokë. Pilotët arritën të hidhen me parashutë dhe mbijetuan.

Media shtetërore iraniane pretendoi se ushtria iraniane i kishte rrëzuar avionët, pa dhënë prova.

Më të lexuarat

  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 100 studiues ngrenë alarmin: Skënder Gjinushi nuk pyet për ligje e VKM, ka marrë peng Akademinë e Shkencave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre miliardë euro për sigurinë kombëtare, Greqia pajiset me teknologjinë më të avancuar izraelite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë shtetësinë ruse: Kemi origjinën nga Shën Petersburgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po e ‘çmend’ SPAK-un Agron Shehaj me vilën 15 milionë euro, dyshimet për pastrim parash dhe mashtrim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Një sondazh për sharësit revolucionarë antiturizëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!