AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

by SHT Media
26/02/2026
in Kronikë
6
0
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga karabinierët, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Milanos dhe Drejtorinë Kundër Mafias, ka çuar në arrestimin e katër shtetasve shqiptarë të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës mes Italisë dhe Shqipërisë.

Operacioni është finalizuar më 20 shkurt, pas një hetimi të thelluar që ka zgjatur nga maji deri në shtator të vitit 2022. Hetimet janë kryer nga Seksioni i Kriminalitetit të Huaj i Skuadrës Mobile dhe kanë përfshirë përgjime telefonike, ndjekje në terren, kontrolle të befasishme dhe arrestime në flagrancë.

Sipas autoriteteve italiane, grupi kriminal ishte i mirëorganizuar, me role të qarta për secilin anëtar. Ata kishin identifikuar ambiente të posaçme për ruajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, përdornin automjete për transportin dhe shpërndarjen e saj, si dhe telefona të koduar dhe karta telefonike të regjistruara në emra personash të tjerë për t’iu shmangur zbulimit.

Gjatë aktivitetit hetimor, janë konstatuar më shumë se një mijë shitje kokaine të kryera pa asnjë ndërprerje, për një xhiro të paligjshme prej disa qindra mijëra eurosh. Kreu i grupit, shtetas shqiptar 34-vjeçar, është gjetur në Milano në rezidencën e tij në rrugën Via Veglia, ku ishte nën masë sigurie, pas arrestimit në flagrancë të kryer në tetor 2022, kur iu gjet gjysmë kilogrami kokainë.

Një i dyshuar i dytë, shtetas shqiptar 33-vjeçar, është gjetur në Guidonia Montecelio (RM), ku po vuante arrest shtëpie pas arrestimit në korrik 2022 për posedimin e 150 dozave kokaine.

Dy të dyshuarit e tjerë, shtetas shqiptarë 33 dhe 34 vjeç, pas zgjerimit të kërkimeve në nivel ndërkombëtar nga ana e Prokurorisë, janë arrestuar në Shqipëri nga autoritetet policore të vendit tonë. /Italpress

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë

23/11/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.