AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)

by SHT Media
24/02/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Plarent Ndreca: Dy standardet e mazhorancës për çështjen Balluku dhe Veliaj, pse mungoi beteja për kryebashkiakun? (VIDEO)
6
SHARES
321
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Përballja me drejtësinë e dy prej figurave më të larta të mazhorancës, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj, ka nxjerrë në pah një qasje me dy standarde nga ana politike dhe institucionale. Në një intervistë për TemA, ish-deputeti socialist, juristi Plarent Ndreca, thotë ndër të tjera se kjo mazhorancë ka dorëzuar shumë përpara drejtësisë. “Unë shpesh nuk kam qenë dakord me mënyrën si janë trajtuar disa raste, sepse janë evidentuar shkelje që cenojnë standardet e procesit të rregullt ligjor,” shprehet ai, duke theksuar se masa e arrestit me burg është kthyer në një praktikë që krijon idenë e fajësisë para se ajo të provohet në gjykatë, në kundërshtim me prezumimin e pafajësisë dhe të drejtat themelore të njeriut. Duke analizuar çështjen Balluku, përballjen e saj me drejtësinë dhe sjelljen e mazhorancës, Ndreca flet për kohën kur do të duhej të ishte apo është e vlefshme dorëheqja e Ballukut.

Sipas Ndrecës, mënyra si është trajtuar çështja Balluku është ilustrimi më i qartë i dështimit të zbatimit të reformës dhe jo i vetë reformës si koncept. Ai nënvizon se mungesa e provave bindëse dhe përdorimi i masave shtrënguese pa një proces të plotë gjyqësor krijojnë një klimë mosbesimi dhe japin përshtypjen e një drejtësie që vepron më shumë mbi perceptime sesa mbi standarde procedurale. “Kur paraburgimi përdoret si rregull dhe jo si përjashtim, kemi cenim të procesit të rregullt ligjor. Dënimi nuk mund të paraprijë gjykimin,” thotë ai, ndërsa ngre edhe pyetjen pse nuk janë hetuar persona që pretendohet se kanë ushtruar presion mbi dëshmitarë, nëse ekzistojnë indicie të tilla.

Ndreca nuk e konsideron reformën në drejtësi të dështuar në thelb, por thotë se ajo ka dështuar në mënyrën si është zbatuar dhe në mungesën e përgjegjësisë institucionale për ta bërë atë të funksionojë sipas modelit për të cilin u projektua. Ai argumenton se, në vend që të konsolidohej një standard i ri europian i drejtësisë, në disa raste po rikthehen praktika që kujtojnë drejtësinë e së kaluarës, atë të diktaturës, ku procedura dhe garancitë ligjore relativizohen. Në këtë kontekst, ai e sheh edhe reagimin politik si pjesë të problemit, duke vënë në dukje se qëndrimi i mazhorancës nuk ka qenë i njëjtë për të dy rastet, çka sipas tij ka ushqyer perceptimin e diferencimit politik. Ndreca shtron pyetjen nëse dorëheqja e Ballukut do të kishte qenë një zgjidhje më e shpejtë për të shmangur tensionin institucional dhe pse kjo nuk u konsiderua si opsion në kohën e duhur, duke shtuar se vendimmarrjet politike shpesh kanë ndikuar më shumë sesa arsyetimi juridik.

Referuar çështjes Veliaj, ish-deputeti Ndreca sjell në vëmendje edhe reagimet ndërkombëtare, duke iu referuar qëndrimeve dhe raporteve të Këshillit të Evropës, të cilat sipas tij kanë ngritur shqetësime për standardet procedurale, por që nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga institucionet shqiptare të drejtësisë. Ai sheh elementë të përbashkët edhe me përballje të mëhershme të politikës shqiptare me drejtësinë, përfshirë rastin e Ilir Metës, duke argumentuar se drejtësia duhet të mbajë të njëjtin standard për çdo individ, pavarësisht përkatësisë politike apo funksionit publik. Ndreca flet edhe për çfarë pritet të ndodhë me imunitetin e Ballukut, duke dhënë një përgjigje se cila do të ishte vota e tij në seancën e votimit të imunitetit të zv.kryeministres, nëse Ndreca do të ishte në Kuvend.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.