Procesi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Apel është shtyrë për në orën 14:30, për t’i dhënë kohë të njihet me disa akte, për të cilat ka pretenduar se nuk është njohur më parë.
Raportohet se Veliaj ka kërkuar në Apel ndryshim të masës “arrest në burg” në masa më të lehta, përfshirë edhe lirimin kundrejt garancisë pasurore, në një shifër të lënë në çmim të gjykatës.











