AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

by SHT Media
22/02/2026
in Kronikë
6
0
Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet kanë stakuar linjën e tensionit të lartë dhe do të çmontohet shtylla e tensionit të lartë, pasi po rrëshqet.

Kjo situatë vjen pas rrëshqitjes së tokës në aksin Përrenjas-Librazhd, situatë që po vijon të rëndohet.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim kryesisht ndaj kompanisë që po punon për zgjerimin e Korridorit të VIII në zonën e Dragostunjës ku ka ndodhur rrëshqitja masive e tokës në aksin Përrenjas-Librazhd.

Mësohet se hetimi do të fokusohet në shkaqet që çuan në rrëshqitjen masive e cila shembi rrugën, linjën hekurudhore, linjat elektrike e rrezikon më tej.

Prokuroria në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente do të verifikojë lejen për marrjen e inerteve në Shkumbin dhe zbatimin e saj. Hetimet e prokurorisë nisën pas denoncimit të rastit në media.

Objekt i hetimit do të jetë e gjithë rruga pra nga Peqini në Qukës që mbulon zona e Prokurorisë së Elbasan, pasi lumi Shkumbin po shfrytëzohet masivisht në disa zona.

Situata në segmentin rrugor është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe fundosjes së urës, duke rritur rrezikun për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme autoritetet ndaluan fillimisht lëvizjen e automjeteve dhe më pas edhe qarkullimin e këmbësorëve, si dhe të mjeteve të emergjencës, zjarrfikëse, polici e ambulanca, për shkak të rrezikut të lartë dhe pamundësisë për të identifikuar zonat e dëmtuara në errësirë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

23/11/2026

Sulm i befasishëm në zemër të Mesdheut, goditet me dronë anija luftarake ruse pranë Italisë (VIDEO)

23/11/2026

Na duhet edhe policia e gjuhës

23/11/2026

Demokratët arrijnë shumicë historike në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, më e larta që nga 1992

23/11/2026

Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë

23/11/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë
  • Moti i keq, mbulohet nga uji ura e Beshirit, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.