• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

18/02/2026
in Botë
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Në Uashington do të përfaqësohet këtë herë nga ministri i Jashtëm, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të mos udhëtojë për të takuar sërish Donald Trump. Në kulmin e fushatës elektorale, fotografitë me përfaqësues nga Turqia apo Katari nuk janë të dëshiruara në Izrael.

Kështu, në samitin e radhës Izraeli përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar, edhe pse ishte vetë Netanyahu ai që firmosi letrën e anëtarësimit në Bordin e Paqes, një firmë e bërë nën presionin e drejtpërdrejtë të Trump, i cili nuk do të pranonte refuzim.

Vendet anëtare

Përveç Izraelit, edhe 26 shtete të tjera kanë pranuar të jenë pjesë e Bordit si anëtarë themelues.

Mes tyre janë Turqia, Katari, Jordania, Arabia Saudite, Indonezia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Argjentina. Nga Bashkimi Europain, vetëm Bullgaria (ende në pritje të ratifikimit parlamentar) dhe Hungaria janë anëtare të plota. Italia merr pjesë vetëm si vëzhguese. Nga Ballkani Perëndimor anëtarë janë Shqipëria dhe Kosova.

Kundërshtimi i Netanyahut ndaj pranisë së Turqisë dhe Katarit, të cilët ai i ka akuzuar si “sponsorë të terrorizmit”, nuk e ka ndalur Trump-in, që i konsideron ata aleatë kyç në rajon.

Struktura

Struktura e Bordit është qartësisht piramidale. Në krye qëndron Trump si president i Bordit, me kompetenca pothuajse absolute. Vetëm ai mund të ftojë anëtarë të rinj, ka të drejtë vetoje mbi çdo vendim dhe mund të krijojë, ndryshojë ose shpërbëjë organet vartëse.

Një prej këtyre organeve është Komiteti Ekzekutiv, ku bëjnë pjesë figura si Marco Rubio, ish-kryeministri britanik Tony Blair, Jared Kushner dhe Steve Witkoff.

Administrimi në terren

Në terren, në Gaza, do të veprojë diplomati bullgar Nickolay Mladenov, ish-koordinator i OKB-së për procesin e paqes. Ai do të shërbejë si lidhje mes Komitetit Ekzekutiv kryesor, një komiteti më të gjerë për Gazën dhe Komitetit Kombëtar për administrimin e territorit, i drejtuar nga Ali Sha’at, ish-ministër i Autoritetit Palestinez në Ramallah.

Një ekip teknokratësh palestinezë do të menaxhojë 363 kilometrat katrorë të Gazës gjatë kësaj faze tranzicioni.

Trump e sheh këtë Këshill si një strukturë me “potencial të pakufizuar”, që në të ardhmen mund të shtrihet edhe në pjesë të tjera të botës, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Kombet e Bashkuara.

Financimi

Trump ka deklaruar se vendet pjesëmarrëse kanë premtuar rreth 5 miliardë dollarë. Emiratet, Katari dhe Kuvajti do të kontribuonin me nga 1.25 miliardë dollarë secili, ndërsa SHBA-të do të garantonin një shumë të ngjashme. Megjithatë, sipas Bashkimit Europian dhe Bankës Botërore, rindërtimi i Gazës kërkon të paktën 50 miliardë dollarë.

Rreth 80% e ndërtesave janë dëmtuar, territori është i mbushur me municione të pashpërthyera dhe materiale toksike, ndërsa mbi dy milionë palestinezë jetojnë në kushte emergjente.

Trump parashikon edhe vendosjen e një force ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës. Deri tani, vetëm Indonezia ka shprehur gatishmërinë për të dërguar 8 mijë ushtarë. Ndërkohë, trupat izraelite mbeten të dislokuara në më shumë se gjysmën e territorit dhe Netanyahu nuk pranon tërheqjen pa u çmilitarizuar plotësisht zona.

Sfida më e madhe mbetet çarmatimi i Hamasit. SHBA-të mund të pranojnë një kompromis të pjesshëm, ndërsa Izraeli i konsideron edhe armët e lehta dhe rrjetin e mbetur të tuneleve si kërcënim serioz për sigurinë.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!