• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD

30/01/2026
in Kronikë
Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD
Shpërndaje me miqtë

Sot, më 30 janar 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) vendosi që të mos shqyrtojë drejtpërdrejt relacionin e Këshillit të Karrierës mbi verifikimin e mandatit të gjyqtares Irena Gjoka, duke e kaluar çështjen në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë për hetim të mëtejshëm.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik pas dërgimit të dokumentacionit nga Prokuroria pranë KLGJ, lidhur me dënimin e saj penal në Greqi. Prokuroria ka kryer hetime të thelluara dhe ka konstatuar se dokumenti i dënimit është i saktë dhe i vlefshëm për t’u shqyrtuar në kuadër të procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares në Shqipëri.

Shqyrtimi i sotëm i KLGJ ishte planifikuar për të analizuar dokumentacionin dhe për të vlerësuar nëse gjyqtarja plotëson kriteret ligjore për të vijuar detyrën në sistemin gjyqësor shqiptar. Megjithatë, KLGJ vendosi që çështja të transferohet tek Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për procedura të mëtejshme hetimore.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimet e tij publike përpara SPAK ka sulmuar shpesh herë gjyqtaren Gjoka, duke thënë se ajo ka qenë e dënuar në Greqi dhe vijon që të jetë në detyrë.

“Ky është shteti i Irena Gjokës me 5 mbiemra. Është dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon që të jetë gjykatëse. Nuk mund të jetë gjykatëse, në momentin që është dënuar dhe nuk e ka deklaruar as në formularin e dekriminalizimit”, ishin akuzat e kreut demokrat.

Akuzat e Berishës ndaj Gjokës vinin, për shkak se ajo ishte gjyqtare në hetimet ndaj kryedemokratit në kuadër të dosjes “Partizani”. Dënimi i Gjokës u vërtetua edhe nga Prokuroria, ndërsa ajo ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të dënimit.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesën: Do jemi vetëm miq

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo urë dhe termocentral

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • UNICEF i tronditur: Izraeli vrau shoferët e kamionëve që shpërndanin ujë në Gaza

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!