AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste

by SHT Media
29/01/2026
in Botë
6
0
Kallas: BE-ja mund të fusë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian (BE) ka shumë gjasa ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, tha të enjten shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme. “Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që ta fusim Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste”, tha Kallas. “Nëse vepron si terrorist, duhet të trajtohesh si terrorist”, u tha diplomatja e lartë Kaja Kallas gazetarëve para takimit të ministrave në Bruksel.

Ajo tha se ky hap e vendos Gardën Revolucionare në të njëjtin nivel me grupet xhihadiste si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik. Ky veprim nga BE-ja do t’i dërgonte Iranit mesazh të fortë dënimi, pasi raportohet se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave që tronditën vendin. Blloku prej 27 shtetesh pritet gjithashtu të vendosë regjim vizash dhe t’i ngrijë asetet për 21 entitete shtetërore dhe zyrtarë iranianë – përfshirë edhe për ministrin e Brendshëm të vendit – për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave.

Autoritetet iraniane e pranojnë se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave, duke dhënë një shifër prej mbi 3.000 viktimash, por thonë se shumica ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë ose kalimtarë të vrarë nga “protestuesit trazues”.

Organizatat për të drejtat e njeriut e kundërshtojnë këtë, duke thënë se numri i viktimave është shumë më i lartë dhe me gjasë kap shifrën e dhjetëra mijërave. Sipas tyre, protestuesit u vranë nga forcat e sigurisë, përfshirë Gardën Revolucionare, të cilat qëlluan drejtpërdrejt mbi protestues. Garda Revolucionare Islamike e Iranit, apo IRGC, është krahu ideologjik i ushtrisë së Teheranit dhe u krijua pas revolucionit të vitit 1979 për ta mbrojtur udhëheqjen klerikale.

Garda kontrollon ose zotëron kompani në gjithë ekonominë iraniane, përfshirë sektorë strategjikë kryesorë. “Vlerësimi është se kanalet diplomatike do të mbeten ende të hapura edhe pas përfshirjes së Gardës Revolucionare në listë”, tha Kallas. IRGC-ja pritet të përfshihet në listën e zezë pasi Franca njoftoi të mërkurën se po e mbështeste këtë hap, dhe pasi edhe Italia e kishte ndryshuar qëndrimin paraprakisht.

Parisi ngurronte ta mbështeste shpalljen e IRGC-së organizatë terroriste për shkak të frikës nga ndikimi mbi evropianët e ndaluar në Iran dhe dëshirës për t’i mbajtur të hapura lidhjet diplomatike. “Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për krimet e kryera”, u tha gazetarëve kur mbërriti në Bruksel ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot.

BE-ja i ka sanksionuar tashmë disa qindra zyrtarë dhe entitete iraniane për shtypjen e lëvizjeve të mëparshme protestuese dhe për mbështetjen e Teheranit për luftën e Rusisë në Ukrainë. IRGC-ja si e tërë dhe komandantët e saj të lartë janë tashmë nën sanksione të BE-së, që do të thotë se përfshirja e saj në listën e organizatave terroriste pritet të ketë pak ndikim praktik mbi këtë organizatë./Rel/

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026

“Drejtuesit rrëshqasin nga binarët”, Rama: Vlora Hyseni në borxh me shqiptarët

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit
  • “4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.