• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

27/01/2026
in Politikë
“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se për vitin 2025 fermerët kanë përfituar drejtpërdrejtë 6.4 miliardë lekë, që është rreth 1.1 miliardë lekë më shumë se në vitin 2024. Ai theksoise qeveria dhuron edhe 2 miliardë lekë financim shtesë për bujqësinë.

Ai shtoi se realizimi i fondit për skemat mbështetëse është 90%, ndërsa kompensimi i naftës ka arritur 93%, dhe pagesat pritet të përfundojnë drejt 100%. “Pagesat po vazhdojnë dhe besoj se realizimi do të shkojë drejt 100%”, deklaroi Malaj.

Përveç fermerëve, Malaj njoftoi se 508 milionë lekë janë alokuar për Ujësjellës Kanalizime, për të likuiduar projektet që kanë ecur më shpejt. “Kjo është një mbështetje direkte për qytetarët, që përmirëson shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në gjithë vendin”, tha ministri.

Malaj foli gjithashtu për mbështetje të sektorëve të tjerë. Ai tha se Ministria e Shëndetësisë do të marrë 1.76 miliardë lekë, ndërsa Ministria e Brendshme, për policët, ka një alokim prej 1.3 miliardë lekësh, me realizim të pagesave për dietat mbi 97%.

Ministri Malaj theksoi se 10 miliardë lekë janë dhënë për transportin rrugor dhe ajror, ndërsa 2 miliardë lekë do të shkojnë për borxhet e Albpetrol. Ai njoftoi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë do të marrë 200 milionë lekë për strehën e të miturve, ndërsa Ministria e Jashtme ka marrë fonde për të pasur prani diplomatike në Angli.

Po ashtu, 1.1 miliardë lekë janë alokuar për njësitë vendore, për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. “Ky është një investim që rrit cilësinë e jetës së qytetarëve dhe mbështet prioritetet e vendit”, tha Malaj.

Ai theksoi se të gjitha vendimet gjyqësore të IKMT janë mbuluar 100%, duke treguar seriozitetin dhe përgjegjësinë e qeverisë në menaxhimin e fondeve. “Ky akt normativ është një akt përgjegjësie politike, që garanton shfrytëzimin maksimal të çdo fondi të alokuar”, u shpreh Malaj.

Malaj vlerësoi se buxheti i vitit 2025 tregon përkushtimin e qeverisë për mbështetjen e fermerëve, përmirësimin e shërbimeve publike, zhvillimin e infrastrukturës dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!