AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës

by SHT Media
27/01/2026
in Kronikë
6
0
Grabitën 220 mijë euro pensione në Korçë, detaje nga hetimi i dy punonjëseve të Postës
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria ka dhënë detaje sot në 27 janar nga hetimi ndaj dy zyrtareve të Postës në Korçë, të cilat dyshohet se kanë përvetësuar rreth 220 mijë euro në dëm të pensionistëve, përmes abuzimit me fondet publike dhe shpërdorimit të detyrës.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë bën me dije se hetimet janë regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës Postare Korçë, pas evidentimit të parregullsive serioze financiare në Degën Postare Bilisht.

Sipas Prokurorisë, hetimi nisi pas një kontrolli të brendshëm administrativ, gjatë të cilit u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026, dy punonjëset e Postës dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e parave cash. Prokuroria thekson se këto veprime janë realizuar përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël, duke sjellë pasoja të rënda financiare.

Në njoftimin zyrtar evidentohet se materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka zbuluar një sërë shkeljesh serioze, si:

– pasqyrim i rremë i të dhënave financiare,

– firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare,

– firmosje mandatesh pa shënuar shumat përkatëse,

– mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumente,

– si dhe mosmbajtje e rregullt e librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij.

“Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik me vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria bën me dije se ndaj shtetaseve P.Sh., përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë, dhe E.Ç., arkëtare në Degën Postare Bilisht, është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe marrjes në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vijimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” për të dyja.

Dy zyrtaret dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve, Prokuroria e Korçës ka kryer një sërë veprimesh procedurale, përfshirë sekuestrimin e dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe marrjen e deklarimeve nga persona të përfshirë apo që kanë dijeni për rastin. Paralelisht, po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara gjatë hetimit.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.