• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

26/01/2026
in Kryesore, Politikë
“Ti je mbi të tjerët”, Netanyahu vlerëson Ramën dhe premton mbështetje për Shqipërinë: Izraelitët dinë çfarë zgjedhin!

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset, ku sot ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, shprehu vlerësimet më të larta për homologun e tij shqiptar.

“Ti qëndron mbi të tjerët dhe nuk e kam thjesht në kuptimin fizik, por e kam në kuptimin moral…”, tha Netanyahu.

Kreu i qeverisë izraelite tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, ndërsa përmendi edhe simbolin e shqiponjës në flamurin kuqezi.

“Ju keni treguar qartësi dhe kurajo dhe për këtë të përshemdesim të gjithë këtu pa përgjeshtim, në të gjthë anët e kësaj salle. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, po kështu në nivel qeveritar ashtu edhe në nivel personal. Kur shoh dy kokat e shqiponjës që shohin në dy drejtimet, si shembull i së shkuarës dhe të ardhmes, shoh po kështu diçka që simbolizon në shikimin nga e ardhmja, bashkëpunimin që bëhet më i fortë.”, tha ai.

Duke vlerësuar përparimin e vendit tonë ai u shpreh “Shqipëria po hap krahët si shqiponja në flamurin tuaj”.

Netanyahu vlerësoi kryeministrin Edi Rama për empatinë e tij, duke thënë se është diçka shumë e rrallë që e ka parë vetëm tek liderë të veçantë.

“Përpjekja që po bëni dhe miqësia e thellë për izraelin, duke qëndruar në anën e së vërtetës dhe kundër gënjeshtrave për izraelin, jua thashë edhe kur folëm pak më parë, kam vizituar shumë vende, jam takuar me shumë liderë, së pari ata shohin interesin e vendit të vet, por këtu ka diçka më të thellë që ndodh vetëm me liderë të veçantë dhe kjo është empatia. Ndihet në ajër, njerëzit e ndjejnë këtë empati të thellë që rrjedh nga zemra dhe kjo reflekton vendin tuaj. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli e kupton Shqipërinë.”, tha Netanyahu.

“Faza e radhës, çarmatosja e Hamasit”

“Faza tjetër është shpërberja e Hamasit, është çarmatosja e Hamasit dhe çarmatosja e Gazës, ne duam ta shpejtojmë këtë fazë dhe nuk duam ta vonojmë. Sa më shumë të vazhdojë kjo situatë aq më shumë s’do mund ta përfundojmë këtë mision.”, tha ai.

Ai vlerësoi vendin tonë për mbështetjen e ofruar për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”.

Gjatë fjalimit të tij, ai premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë.

“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur.”, tha Netanyahu.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!