AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë

by SHT Media
26/01/2026
in Kronikë
6
0
Vdekja e 20-vjeçarit në burg, Lamallari: Të rinjtë s’duhen braktisur kurrë, as kur gabojnë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak pas ngjarjes tragjike në Burgun e Shkodrës, ku 20-vjeçari rumun Nicolae Ionnut Erion Deliver humbi jetën në rrethana ende të paqarta, Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari publikoi një postim emocional në rrjetet sociale me mesazhe për shoqërinë.

Ai shkruan se të rinjtë nuk duhen braktisur as kur gabojnë, duke sjellë si simbol një pikturë të realizuar nga një i ri i privuar nga liria në Institutin e Kavajës.

Në postim, ministri flet për besimin, kujdesin njerëzor dhe mundësinë për të ndryshuar jetën e të rinjve, duke apeluar për t’i dhënë fund gjyqeve publike.

Reagimi erdhi fill pas vdekjes së të riut në burgun e Shkodrës, i cili ishte arrestuar që në moshën 18 vjeçare për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Trupi i pajetë po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjes së tij, teksa siç është raportuar dyshimet janë se lëvizja është bërë me vonesë vetëm pasi ishte vënë re gjendja e tij e rënduar shëndetësore.

Postimi i plotë i ministrit Lamallari:

Një telajo, disa ngjyra… dhe një botë emocionesh.

Kjo pikturë e Florianit, një i ri i privuar nga liria është dhurata më e veçantë dhe kuptimplotë, e cila qëndron tashmë përballë skrivanisë time, me 1 milionë arsye për të bërë gjithmonë gjënë e drejtë dhe të duhur, pavarësisht sfidave apo momenteve më të dobëta që na servir jeta, gjërave të mbrapshta që kemi trashëguar, duke përfshirë mendësitë atavike, presionin shoqëror apo moralizimin mbi ‘nderin’ dhe ‘hakën’!

Floriani ishte vetëm 4 vjeç kur humbi thuajse gjithçka…një tragjedi familjare e mbërthyer në një sagë gjakmarrjeje, e cila vite më pas do të përfshinte dhe vetë atë, ndonëse ende me forcën e gjykimit, emocionet dhe brishtësinë e një të mituri përballë presionit shoqëror mbytës, moralizimit të dalë boje dhe ‘gjyqeve’ publike të tjetrit, të cilat për fat të keq mbeten ende sot e kësaj dite, sporti i preferuar kombëtar për të shumtë midis nesh!

Në çdo penelatë ka reflektim, pendesë, shpresë dhe një thirrje të heshtur për t’u parë jo si gabim, por si njeri!

Pas mureve të larta dhe dyerve të mbyllura të Institutit për të Miturit në Kavajë, ka kaq shumë ëndrra që kërkojnë dritë.

Kjo pikturë është një kujtesë se fëmijët dhe të rinjtë nuk duhen braktisur kurrë — as kur gabojnë.

Sepse besimi, kujdesi dhe ngrohtësia njerëzore në momentin e duhur mund të ndryshojnë më shumë se një jetë.

Faleminderit Florian për këtë mesazh të paçmueshëm, i cili buron nga talenti yt që rrjedh në deje dhe nga forca shpirtërore për të lënë pas të shkuarën dhe pikturosh të ardhmen me ngjyrat që vetëm ti do të zgjedhësh, ashtu si në këtë kujtim plot shpresë dhe dritë, të cilin do ta ndaj me një kënaqësi të veçantë dhe shumë besim tek ty me këdo që mirëpres në Ministria e Drejtesisë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.