• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dosja e AKSHI-t: Kreshnik Ternova, rol kyç në akuzat për pengmarrjen e Meçes dhe manipulimin e tenderave

24/01/2026
in Kryesore, Politikë
Dosja e AKSHI-t: Kreshnik Ternova, rol kyç në akuzat për pengmarrjen e Meçes dhe manipulimin e tenderave

Dosja e Prokurorisë së Posaçme për aferën e tenderave në AKSHI zbardh një mekanizëm tronditës presioni kriminal dhe bashkëpunimi institucional, ku pengmarrja e një biznesmeni shfaqet si mjet për të manipuluar procedurat publike.

Në qendër të akuzave qëndron anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Kreshnik Ternova, i akuzuar drejtpërdrejt në SPAK nga biznesmeni Gerond Meçe.

Sipas dosjes hetimore, Meçe është marrë peng me urdhër të Ergys Agasit për një qëllim të vetëm: të tërhiqej nga ankimimet e tenderave ku fitues ishin shpallur kompanitë e lidhura me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin.

KPP në shërbim të skemës

Deklarimet e Gerond Meçes në SPAK hedhin dritë mbi një element kyç të skemës: pa një person brenda KPP-së, tërheqja dhe verifikimi në kohë reale i ankimimeve do të ishte i pamundur.

Emri i përmendur prej tij është ai i anëtarit të KPP Kreshnik Ternova, për të cilin hetimet ngrenë dyshime serioze për lidhje me biznesmenin Ermal Beqiri.

SPAK dokumenton se kërkesa për pezullimin e “njoftimit të tërheqjes” nga kompania ‘ABS’ është refuzuar nga KPP, një vendimmarrje që ka favorizuar drejtpërdrejt pengmarrësit dhe ka lënë të hapur dyshime të forta për ndërhyrje të paligjshme nga brenda institucionit.

Vendime të rrufeshme, tërheqje të pamundura

Në arsyetimin e dosjes, Prokuroria e Posaçme konstaton se KPP ka vepruar me një shpejtësi të pazakontë për të pranuar ankimimet e kompanisë së Meçes, ndërkohë që, vetëm një ditë më pas, kërkesat për tërheqje nga vetë drejtuesit e kompanisë janë refuzuar me argumentin se ankimimet “tashmë ishin bërë”.

“Nga kjo veprimtari rezulton bindshëm se edhe KPP ka nxituar të pranojë ankimimet e OE ‘ABS’, të cilat i janë marrë forcërisht, çka tregon koordinim të drejtpërdrejtë me veprimet e grupit të strukturuar kriminal”, thuhet shprehimisht në dosjen e SPAK.

Prokuroria thekson se KPP ka marrë në konsideratë vetëm tërheqjen e njërit operator ekonomik, duke injoruar faktin se në procedurë ishte përfshirë edhe një kompani tjetër si BOE. Kjo bie në kundërshtim flagrant me marrëveshjen e bashkëpunimit mes operatorëve, e cila ndalonte tërheqjen individuale pa pëlqimin e palës tjetër.

Njoftime në kohë reale gjatë pengmarrjes

Një nga elementët më rëndues të dosjes është fakti se, ndërsa Gerond Meçe mbahej peng, autorët komunikonin vazhdimisht për tërheqjen nga ankimimet. Vetëm pak minuta më pas, ata merrnin konfirmim se veprimet ishin reflektuar në sistemin e KPP-së.

Për SPAK, kjo provon se pengmarrësit kishin akses ose bashkëpunim të drejtpërdrejtë me zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike, të cilët monitoronin dhe raportonin në kohë reale çdo lëvizje.

Akuza e drejtpërdrejtë e biznesmenit në SPAK shkon pa ekuivok: përgjegjësia bie mbi anëtarin e KPP-së, Kreshnik Ternova.

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!