AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar

by SHT Media
23/01/2026
in Kronikë
6
0
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare/ Sekuestrohen 200 kg kokainë në Spanjë, 8 të arrestuar
6
SHARES
304
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet spanjolle kanë sekuestruar 200 kilogramë kokainë në Portin e Vigos dhe kanë shkatërruar një organizatë kriminale ndërkombëtare, duke arrestuar tetë persona, nga të cilët pesë janë dërguar në burg. 

Operacioni u krye nga Policia Kombëtare spanjolle në bashkëpunim me Agjencinë Tatimore, pasi droga ishte fshehur në një kontenier të ardhur nga Kolumbia. 

Lajmi u bë publik këtë të premte gjatë një konference për shtyp, ku u bë e ditur se operacioni mbante emrin “Monterrey”. 

Hetimet kishin nisur që në vitin 2024, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar shfrytëzimin e linjave të reja detare direkte mes Amerikës Latine dhe portit të Vigos nga organizata kriminale ndërkombëtare. 

Gjatë hetimeve u zbulua ekzistenca e një klani shqiptar, i cili përdorte metodën e njohur si “rip off” ose “grepi i verbër”. Kjo metodë konsiston në futjen e drogës në kontenierë me mallra të ligjshme ose bosh, në anije tregtare, për ta nxjerrë më pas në portin e destinacionit. 

Më 12 janar, policia ndërhyri duke arrestuar pesë anëtarë të rrjetit, të cilët kishin mbërritur një ditë para ankorimit të anijes për të marrë në dorëzim lëndën narkotike. Dy prej tyre u gjetën në një banesë të marrë me qira pranë Vigos, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa ndodheshin në një restorant të qytetit. 

Hetimet përfunduan të martën me arrestimin e tre personave të tjerë në operacione të zhvilluara në A Coruña, Lugo, Madrid dhe në rajonin Salnés të Pontevedrës. 

Sipas autoriteteve, kreu i kësaj organizate ishte një bashkëpunëtor i afërt i një trafikanti të njohur të ndjerë, i quajtur ndryshe “narkotrafikanti i Wikipedia-s”, dhe kishte mbështetjen e një rrjeti kriminal galician për t’u vendosur në këtë rajon. Ai rezultonte gjithashtu i kërkuar nga drejtësia për vuajtje dënimi për trafik droge. 

Në total, policia sekuestroi 200 kilogramë kokainë të ndarë në katër pako, si dhe 20 mijë euro cash. Të tetë të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge, ndërsa pesë prej tyre janë lënë në burg me vendim gjykate. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë

23/11/2026

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

22/11/2026

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

22/11/2026

Inflacioni 7.1% në Kosovë, ekspertët në alarm: Kurti të ndërhyjë, po ndikon në jetesën e qytetarëve

22/11/2026

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

22/11/2026

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

22/11/2026

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

22/11/2026

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

22/11/2026

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

22/11/2026

Qëllohet tre herë me thikë një person në Korçë

22/11/2026

Rama në shtëpinë muze të Alfabetit: Tirana dhe Prishtina të ngrenë një bibliotekë digjitale me libra shqip

22/11/2026

Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët

22/11/2026

“E dashura ka varësi ndaj meje”, shqiptari i dënuar në Britani përpiqet të shmangë dëbimin

22/11/2026

“The Guardian”: Evropa përballë një supercikli zgjedhor, rritja e së djathtës nacionaliste rrezikon të tronditë themelet e BE-së

22/11/2026

Franca miraton ligjin për përdorimin e armëve nga policia, e majta e kundërshton: Po jepni leje për të vrarë

22/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Elisa, ky yll i zbukuruar me byrek hithrash dhe dhallë
  • Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.