AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

by SHT Media
25/12/2025
in Politikë
6
0
Projektligji i deputetit të PD depozitohet në Kuvend: Zyrtarët e dënuar për korrupsion të kthejnë paratë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike organizoi më 22 dhjetor një protestë kombëtare, që sipas Berishës do të rrëzonte qeverinë e Edi Ramës. Për Report Tv ne studion e “Sot, Live në Shqipëri”, analisti Indrit Vokshi ka komentuar ngjarjet e fundit politike, kryesisht lidhur me opozitën duke thënë se PD ka nevojë për reformim dhe për një figurë të re drejtuese. 

Vokshi preku dhe skandalet e fundit që kanë prekur eksponentë të lartë të qeverisë si Belinda Balluku apo dhe institucione. Ai vijon të thotë se një qeveri nuk rrëzohet më protesta për aq kohë sa qytetarët nuk kanë një alternativë zëvendësuese. 

“Nuk mund të thonë gjë tjetër, është retorikë normale kjo “nuk do të ndalemi me protestat”. Jemi përballë skandaleve të mëdha të qeverisë që rrezikojnë sigurinë e shtetit shqiptar. Njerëzit thonë: si ka mundësi që me gjithë këto skandale nuk rrëzohet qeveria? Nuk rrëzohet qeveria me pesë protesta. Ka nevojë edhe për një ofertë që duhet ta pranojnë qytetarët për të zëvendësuar Edi Ramën”, tha Vokshi. 

Indrit Vokshi krahasoi PD-së e Berishës me atë të Lulzim Bashës, për të cilin tha se në zgjedhjet e 2021, pavarësisht se humbi, Basha përsëri nuk i dha PS-së shumicën e cilësuar. Vokshi thotë se sa herë Berisha është në zgjedhje, Partia Demokratike shënon humbje të thella duke i dhënë Ramës të gjithë shumicën e nevojshme. 

“Programi i qeverisë lidhet me besimin e njerëzve. Mosbesimi ndaj programit politik është i lartë. Në vitin 2013 Rama mori 84 mandate. Me këto mandate shkatërroi shtetin dhe sistemin politik, bëri ligjin për administratën, e ndau Shqipërinë si deshi vetë. Nëse Berisha do të kishte marrë 64 mandate, Rama nuk do të kishte mundësi të bënte vetë reformën territoriale vetëm në vitin 2013. Sa herë vjen Berisha, humb thellë dhe i jep Ramës 85 mandate. Lulzim Basha nuk ia dha Ramës shumicën e cilësuar në zgjedhje, sepse mori 64 mandate. Këta dalin më keq se ai Luli i keq që e shajnë”, tha analisti. 

Ai komentoi gjithashtu dhe Ervin Salianjin me takimet që po organizon me demokratët nëpër rrethe. Vokshi tha se është qesharake kur PD thotë se ai është vetëpërjashtuar. Indrit Vokshi u shpreh se nuk do ishte aspak e keqe që Salianji të garonte përballë Berishës. Në skenarin më të keq tha analisti, Salianji do të humbasë dhe do të futet në grupin e tradhtarëve që janë larguar më parë nga Partia Demokratike. 

“PD ka njerëz dhe duhet të reformohet dhe duhet ta provojë njëherë në jetë të kandidojë pa Berishën, se ndoshta i del më mirë. Nuk ka mjet më të fortë shantazhi se vota dhe pëlqyeshmëria e qytetarëve. Vota e tmerron një qeveri; qeveria nuk trembet se i hedhin shishe me benzinë. 

Rasti i Salianjit po jepet si rast studimor për të treguar edhe njëherë mungesën e seriozitetit në atë parti. E bën qesharake t’i thuash tjetrit “je vetëpërjashtuar”. Çdo debat normal i bën mirë PD-së. PD nuk është parti anonime, por ka njerëz kudo nëpër Shqipëri. Në partitë klasike, njerëzit që japin një alternativë të vjetër e kurorëzojnë me një kandidim. Kandidimi nuk do të ishte gjë e keqe; në rastin më të mirë do të legjitimohej brenda PD-së, në rastin më të keq do të futej në grupin e Lulzim Bashës, Bamir Topit dhe gjithë tradhtarëve të tjerë që janë larguar nga PD”, tha Indrit Vokshi. 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

22/10/2026

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

22/10/2026

Transferat qindra miliona dollarëshe të Kushner, përgjimi që ngriti dyshimet për marrëveshje sekrete me vendet e Gjirit

22/10/2026

Integrimi / Kuvendi kalon ligjet për sigurinë e pagesave dhe luftën kundër pastrimit të parave, Malaj: Reformat ekonomike nuk ndalen

22/10/2026

Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!

22/10/2026

Trump telefonon Musk, i kërkon të heqë kufizimet mbi përdorimin e Starlink nga Ukraina

22/10/2026

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22/10/2026

Protestat, Vasili: Ata që thyenin dyqanet te Rruga e Durrësit nuk flisnin shqip me njëri-tjetrit

22/10/2026

Gjermani, arrestohet një ukrainas i dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë

22/10/2026

Britania akordon 5 milionë paund për Ballkanin, fonde edhe Shqipërisë kundër emigracionit të paligjshëm!

22/10/2026

“Gurët janë armë e ftohtë në duart e protestuesve”- Ministri Gonxhja: Nuk e ktheni dot bulevardin në tortë pavarësie! Pamjet janë të qarta

22/10/2026

Edhe “Cufe budallai” firmosi për luftë!

22/10/2026

SHBA akuzon Rusinë për afrim në mënyrë të rrezikshme të satelitit ushtarak

22/10/2026

Zbulohen detaje nga Ligji për të Drejtat e Autorit votoi Kuvendi, platformat e huaja që operojnë në Shqipëri duhet të kenë përfaqësues ligjor

22/10/2026

Sindikatat portugeze dhe spanjolle në bisedime për organizimin e një ‘greve të përgjithshme iberike’

22/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes
  • Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.