• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

PAMJET-Parandalohet ngjarja e rëndë, sërish grupe të miturish konfliktohen me thika nëpër duar: Eja pas mësimit ‘sqarohemi’

20/12/2025
in Kronikë
PAMJET-Parandalohet ngjarja e rëndë, sërish grupe të miturish konfliktohen me thika nëpër duar: Eja pas mësimit ‘sqarohemi’

Konfliktet mes nxënësve të shkollave të mesme vijojnë të përsëriten, duke marrë përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Një rast i tillë është shënuar edhe të premten, ku një përplasje mes adoleshentëve nga zona e Vau Dejës ka alarmuar banorët dhe autoritetet. 

Sipas të dhënave, pas përfundimit të orëve të mësimit, nxënësit kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim. Në pamjet filmike të siguruara, shihen dy grupe adoleshentësh që fillimisht përplasen me grushte, ndërsa më pas njëri prej tyre shfaqet duke mbajtur në dorë një mjet prerës, raporton korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani. 

Në video, adoleshenti nxjerr thikën, mbulon kokën me kapuç dhe tenton të sulmojë grupin rival. Fatmirësisht, nga kjo përplasje nuk ka pasur persona të plagosur apo të dëmtuar nga mjeti prerës. Përfundimi i konfliktit është bërë i mundur edhe falë ndërhyrjes së një qytetareje, e cila ka ndikuar në qetësimin e situatës. 

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, por burime bëjnë me dije se ka munguar bashkëpunimi për dhënien e informacionit, si nga nxënësit e pranishëm ashtu edhe nga drejtuesit e furgonëve. Për rastin është informuar edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, i cili mësohet se po e ndjek personalisht çështjen. 

Nga të dhënat paraprake, rezulton se konflikti kishte nisur disa ditë më parë dhe lidhet me një tjetër episod të ndodhur rreth një javë më parë pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë. 

 

Më të lexuarat

  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 100 studiues ngrenë alarmin: Skënder Gjinushi nuk pyet për ligje e VKM, ka marrë peng Akademinë e Shkencave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal në Itali: Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre miliardë euro për sigurinë kombëtare, Greqia pajiset me teknologjinë më të avancuar izraelite

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aktorja Ornella Muti dhe e bija kërkojnë shtetësinë ruse: Kemi origjinën nga Shën Petersburgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si po e ‘çmend’ SPAK-un Agron Shehaj me vilën 15 milionë euro, dyshimet për pastrim parash dhe mashtrim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!