AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

by SHT Media
18/12/2025
in Politikë
6
0
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama foli edhe për raportin e tij me babain. Ai u shpreh se pavarësisht se ai kishte autoritet, nuk i ka ndikuar asnjëherë në mendime.

“Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që mendo si mendoj unë”, tha Rama.

Ai rrëfeu se është rritur edhe me gjyshen dhe se ka qenë shumë i lidhur me të.

“Ne ishim në një shtëpi ku unë dhe gjyshja faktikisht flinim në një dhomë. Ishte një dhomë e vogël dhe kishim dy krevatë. Unë zgjohesha me gjyshen, flija me gjyshen. Dëgjoja gjyshen nga mëngjesi”, tha Rama.

Nuk la pa treguar edhe një nga gjërat që ia ka thënë gjyshja dhe që e mban si pikë referimi për veten e tij.

“Prindërit ishin shumë kërkues, por unë isha içik më ndryshe dhe isha içik më hall. Pasi zhvillohej një konflikt mes meje dhe prindërve, siç i ndodh të gjithë fëmijëve kërkoja strehë te gjyshja sepse me gjyshen ishim shumë të afërt. Dhe gjyshja ime thoshte dhe kishte një mënyrë shumë origjinale për të më ngushëlluar. Më thoshte, shiko mos u mërzit, prindërit bëjnë detyrën e tyre, kjo është detyra e tyre dhe duhet ta bëjnë. Duhet të të thonë ty çfarë bëre gabim. Nga ana tjetër ti do bëhesh burrë dhe burrat të gjithë bëjnë gabime, kështu që do bësh gabime, do bësh gjëra për të cilat të tjerët nuk do jenë të kënaqur vetëm të lutem thoshte mos harro asnjëherë që shumë njerëz do takosh në jetë, shumë gjëra do të të thonë, por takimi më i rëndësishëm është ai që do bësh të fundit. Takimi i fundit është me dikë që është një plak shumë i vjetër me flokë të bardha, të gjata, me mjekër të bardhë që quhet Shën Pjetër thoshte. Dhe kur të shkosh te ai… Kjo lidhej me faktin që prindërit e kishin bezdi që shoqërohesha me djem më të mëdhenj se vetja. Natyrisht ata me të drejtë thoshin ç’punë ka ky 10 vjeç me 15-vjeçar, 15 vjeç me 25-vjeçar dhe ajo thoshte, ky është njeriu më i rëndësishëm që të takosh sepse ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr. Dhe do të të pyesë po hë më thuaj çfarë ke bërë deri tani? Si e ke kaluar jetën? Ti do thuash kam bërë këtë, kam bërë atë, kam punuar. Asgjë nga këto nuk mjafton sepse do thotë, të gjitha këto për veten tënde i ke bërë, po për të tjerët çfarë ke bërë? Kjo më rivjen sidomos në rastet kur ndjehem i ngarkuar nga ndonjë gjë, nga ndonjë situatë. Ose kur vjen një moment që ajo sasia e baltës bëhet e madhe dhe njeriu thotë po çfarë merrem unë me këtë histori. Pastaj më vjen kjo si një mënyrë për të kujtuar që kam bërë këtë e atë. Në këtë kuptim është një balancë që anon nga kjo anë”, tha Rama.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik

23/10/2026

“Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

23/10/2026

“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!

23/10/2026

BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend in e Kosovës të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të

23/10/2026

Babai nën hetim për imazhe abuzimi me fëmijë, reagon Dukesha Meghan Markle

23/10/2026

Italia kërkon lirimin e 5 grave të ndaluara nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor

23/10/2026

“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: Duan informacione për instalime ushtarake!

23/10/2026

Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

23/10/2026

Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…

23/10/2026

Vapa ekstreme/ Zbulohet bilanci tragjik i viktimave për verën e vitit 2026-të, mbi 50 mijë persona ndërruan jetë nga i nxehti!

23/10/2026

“Rama sulmoi studentët”- Bardhi: Qytetarët që protestojnë kërkon t’i shpallim fajtorë, kurse…

23/10/2026

Lindja e Mesme/ Gjermania, Franca dhe Britania gati për negociata me Iranin për armët bërthamore

23/10/2026

Netanyahu paralajmëron operacion të gjerë në Bregun Perëndimor, dy palestinezë dhe dy ushtarë izraelitë të vrarë

23/10/2026

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

23/10/2026

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Protestat pezullojnë edhe shfaqjet artistike në kryeqytet! Nga Teatri i Kukullave te Opera, ndryshon edhe kalendari artistik
  • “Pardesyja” e intelektualit nuk i shkon çdo karnavali publik

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.