AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Interpelancë për projektin TID në Durrës, Zhupa: Shkatërron trashëgiminë; Gonxhja: Investim transformues

by SHT Media
11/12/2025
in Politikë
6
0
Interpelancë për projektin TID në Durrës, Zhupa: Shkatërron trashëgiminë; Gonxhja: Investim transformues
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja demokrate Ina Zhupa dhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilluan sot një interpelancë në Kuvend lidhur me projektin TID në qytetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së saj, deputetja Ina Zhupa akuzoi qeverinë se po përdor projektin TID si justifikim për të prishur banesa historike dhe për të dëmtuar identitetin e qytetit.

“Projekti TID për Durrësin, është projekti i fshehur nën emrin për përmirësimine turizmit, e në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit. Qyteti siç ka qenë 3 mijë vjeçar të shkatërrohet, banesat e qytetarëve të cilat janë banesa historike, që kanë edhe tabela jashtë tyre si mure historike, të shkatërrohen. Pse është kjo sjellje pushtuesish në Durrës? Pushtuesit kur shkonin në një qytet digjnin banesat, shkatërronin vendbanimet. Pse keni zgjedhur të jeni pushtues? Si e keni bërë projektin, me cilat kritere keni zgjedhur objektet që duhen prishur? Ky është plani i pushtuesve të Durrësit”, tha Zhupa.

Ministri Blendi Gonxhja kundërshtoi akuzat, duke theksuar se projekti TID është një investim i rëndësishëm për restaurimin dhe rigjallërimin urban të zonës historike të Durrësit.

“I vetmi shqetësim duhet të ishte pse nuk e kemi mbyllur ende punën. Projekti TID është një investim transformues, një nga më të mëdhenjtë në qytet, që i jep Durrësit një tjetër vlerë. Qëllimi është restaurimi i shtëpive tradicionale, shesheve dhe objekteve, si dhe integrimi i amfiteatrit antik në parkun arkeologjik”, tha ministri.

Ai theksoi se projekti është hartuar nga ekspertë shqiptarë dhe italianë, në përputhje me planin rregullues të qytetit dhe me verifikimet e dëmtimeve pas tërmetit.

“Asnjë hap nuk është në kundërshtim me ligjin. Procesi është i mirëmenduar dhe i bazuar në studime të thelluara. Ekipi i ekspertëve ka identifikuar potencialin arkeologjik dhe projekti synon ta mbrojë atë”, shtoi Gonxhja.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.