• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

08/12/2025
in Botë
Paul McCartney kundër vendimit të BE: Lërini termat ‘hamburger’ dhe ‘salçiçe’ për ushqimet vegjetariane

Muzikanti britanik Paul McCartney iu bashkua thirrjeve për të kundërshtuar vendimin e Parlamentit Evropian për të ndaluar përdorimin e termave “hamburger” dhe “salçiçe” për produktet vegjetariane dhe bimore.

Siç shkruan The Guardian, vendimi i miratuar në tetor, ka ngjallur debate pasi shumë kritikë argumentojnë se ndalimi adreson një problem që nuk ekziston dhe mund të ngadalësojë progresin mbi objektivat klimatike.

Sipas rregullave të reja, emra si biftek, hamburger, salciçe apo eskallop nuk do të mund të përdoren për produkte të krijuara nga perime ose proteina bimore, duke sugjeruar zëvendësime më pak tërheqëse si “disk” ose “tub”.

McCartney deklaroi se mjafton të specifikohet se produktet janë “vegjetariane”, “vegane” ose “bimore”, duke e bërë të qartë për konsumatorët për çfarë po flitet, ndërsa kjo ndihmon edhe në promovimin e shëndetit personal dhe mjedisor.

McCartney tha: “Të përcaktosh që hamburgerët dhe salçiçet janë ‘me bazë bimore’, ‘vegjetariane’ ose ‘vegane’ duhet të jetë e mjaftueshme që njerëzit e arsyeshëm të kuptojnë se çfarë po hanë. Kjo gjithashtu inkurajon qëndrime që janë thelbësore për shëndetin tonë dhe atë të planetit.”

Muzikanti dhe familja e tij, të cilët themeluan markën Linda McCartney për ushqimet bimore në vitin  1991 dhe sëbashku me vajzat e tyre nisën fushatën globale “Meat Free Monday” (apo “E hëna pa mish”), shprehen se rregullat e BE-së mund të ndikojnë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të lidhjeve të tregut dhe rregulloreve mes vendeve.

Vendimi i Parlamentit Evropian ka nxitur reagime të ashpra nga industritë e bujqësisë dhe mishit, të cilat frikësohen se ulja e kërkesës për produktet e mishit mund të ndikojë në vendet e punës. Përballë kësaj, McCartney dhe tetë deputetët britanikë që nënshkruan letrën, përfshirë Jeremy Corbyn dhe ish-liderët e Partisë së Gjelbër Carla Denyer dhe Adrian Ramsay, kërkojnë që BE-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë përdorimin e termave tradicionale për produktet bimore.

Ky debat ka krijuar një jehonë ndërkombëtare, duke rikthyer në vëmendje çështjen e balancës mes inovacionit ushqimor, traditës dhe lirisë së konsumatorit.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!