AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Hakeruan 120 mijë kamera për materiale seksuale, policia vë në pranga katër persona

by SHT Media
01/12/2025
in Botë
6
0
Hakeruan 120 mijë kamera për materiale seksuale, policia vë në pranga katër persona
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona janë arrestuar në Korenë e Jugut për hakerimin e 120 mijë kamerave nëpër shtëpi e biznese, pamjet e të cilave janë përdorur për të prodhuar materiale seksuale për një faqe interneti.

Ditën e diel policia njoftoi arrestimet dhe tha se të akuzuar shfrytëzuan pikat e dobëta të IP-ve të kamerave si fjalëkalimet e thjeshta.

Kamerat IP janë më të lira se ÇTV dhe njihen si kamerat e shtëpive. Ato lidhen me linjën e internetit në shtëpi dhe shpesh instalohen për siguri ose për të monitoruar sigurinë e fëmijëve apo kafshëve shtëpiake.

Vendet ku ishin vendosur kamerat e hakeruara përfshinin shtëpi private, dhoma karaokesh, një studio pilatesi dhe një klinikë gjineokologjike.

Në deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Policisë, thuhet se katër të arrestuarit vepronin në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe nuk u dekonspiruan bashkë.

Njëri prej tyre akuzohet për hakerimin e 63 mijë kamerave dhe prodhimin e 545 materialeve seksuale që i kishte shitur për 35 milionë uon (12, 235 dollarë) në vlerë asetesh virtuale.

Një tjetër kishte hakeruar 70 mijë kamera dhe shitur 648 video për 18 milionë uon asete virtuale.

Dy të dyshuarit janë përgjegjës për thuajse 62% të videove të postuara vitin e kaluar në një faqe interneti që shpërndante në mënyrë të paligjshme pamje të kamerave të hakeruara.

Policia tani po përpiqet të bllokojë dhe mbyllë faqen e internetit duke bashkëpunuar edhe me agjencitë e huaja që të hetohet operatori. Njëkohësisht janë arrestuar tre persona të dyshuar për blerjen dhe konsumimin e materialeve përmes faqes.

Autoritetet kanë shkuar pranë pikave ose kanë njoftuar viktimat e 58 vendndodhjeve të ndryshme duke i informuar mbi ngjarjen dhe duke i udhëzuar për të ndryshuar fjalëkalimet.

Ata po ndihmojnë edhe viktimat që të fshijnë dhe bllokojnë përmbajtjet, si dhe po identifikojnë të tjerë që mund të jenë prekur.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

27/10/2026

Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme

27/10/2026

Rritet numri i aksidenteve rrugore, 107 ngjarje vetëm në shtator, 130 persona humbën jetën ose u plagosën!

27/10/2026

“Buxheti historik, kalon 10 mld euro”- Rama i përgjigjet Berishës: Ngroh sallatën tënde të urrejtjes dhe injorancës me dokumente gjysmë të pjekura, nesër…!

27/10/2026

“PD do vendosë taksën e sheshtë 10%”- Berisha kundër Paketës Fiskale: Rritja e taksave falimentim për shqiptarët, paratë përfundojnë në xhepat e narkoshtetit!

27/10/2026

Zgjedhjet vendore, PD refuzon ftesën e Begajt! Nuk do marrë pjesë më 30 tetor në konsultimet për datën!

27/10/2026

Komisioni Evropian paraqet kuadrin për qëndrueshmërinë klimatike mes rritjes së kostove të dëmeve nga klima

27/10/2026

Sërdanoviç për REL: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë, marrëveshjet do të shqyrtohen

27/10/2026

Përplasja e aksionerëve, reagon “2A Group”: Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Pacollit dhe Kulibajevit, SPAK ta hetojë!

27/10/2026

Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur

27/10/2026

Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë

27/10/2026

I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

27/10/2026

Zgjedhjet e parakohshme nuk i leverdisin as mazhorancës, as opozitës zyrtare

27/10/2026

Tensionohet protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave

27/10/2026

Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Flamingot e diasporës” që kthejnë xhaketën sipas lejeve të ndërtimit
  • FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.