AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme

by Alb Times
27/10/2026
in Botë
6
0
Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, me kusht që ato të zhvillohen në mënyrë të ndershme.

“Do ta bëj, nëse janë zgjedhje të ndershme, po”, u tha Trump gazetarëve, kur u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet pavarësisht se cili do të ishte përfundimi i garës.

Deklarata vjen në një kohë kur presidenti ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor dhe ka ndërmarrë hapa për të zgjeruar rolin e qeverisë federale në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, të cilat administrohen kryesisht nga shtetet.

Javën e kaluar, Trump deklaroi se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të përgatiste një padi paraprake kundër certifikimit të garës për Senatin në Alaskë, në rast se kandidati republikan humbiste.

Ndërkohë, presidenti komentoi edhe mundësinë që demokratët të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e ardhshme. Ai theksoi se, edhe në një skenar të tillë, do të ruante të drejtën e vetos ndaj legjislacionit të miratuar nga Kongresi.

“Shikoni, unë kam një veto të fortë. Shpresoj që të mos jetë kështu, por nëse është kështu, kjo ka ndodhur më parë me shumë presidentë. Kur ke veto të fortë, përfundon duke arritur marrëveshje”, deklaroi Trump.

Zgjedhjet e mesit të mandatit janë të rëndësishme për balancat politike në Shtetet e Bashkuara, pasi përcaktojnë përbërjen e Kongresit dhe ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e presidentit për të zbatuar programin e tij politik.

The post Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Tags: BotaDonald Trump
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati

27/10/2026

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

27/10/2026

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

27/10/2026

Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

27/10/2026

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

27/10/2026

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

27/10/2026

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

27/10/2026

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

27/10/2026

Rikthehet ‘paqja’ mes Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus, 41-vjeçari përfshihet në listën paraprake të Portugalisë për ndeshjet e radhës

27/10/2026

Lavrov paralajmëron për përshkallëzim të konfliktit Rusi-Ukrainë

27/10/2026

Brazil, hetim mbi financimin e huaj të fushatës së Bolsonaros

27/10/2026

Dita e 15-të në shesh, protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë dhe i vënë flakën një peme!

27/10/2026

Plani i masave nga Rama, KE: Jemi në dijeni, por nuk jemi të përfshirë në hartimin e paketës!

27/10/2026

“Flamingot e diasporës” që kthejnë xhaketën sipas lejeve të ndërtimit

27/10/2026

FBI bastis një shtëpi si pjesë e hetimit ndaj ish-kongresmenit demokrat të akuzuar për ngacmim seksual

27/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Gjykata në Pejë lë në qeli ish-bashkëshortin! Kunati autor ende në arrati
  • Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.