AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

‘70 vjeç, s’mund të zgjidhet Avokat i Popullit’, Ndregjoni i përgjigjet Ballës: Nuk ekziston një kriter i tillë

by SHT Media
11/12/2025
in Politikë
6
0
‘70 vjeç, s’mund të zgjidhet Avokat i Popullit’, Ndregjoni i përgjigjet Ballës: Nuk ekziston një kriter i tillë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besim Ndregjoni, një nga kandidatët për Avokat i Popullit, ka reaguar për deklaratën e sotme në Kuvend të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se Ndregjoni nuk mund të zgjidhet pasi është 70 vjeç dhe përjashtohet automatikisht nga ligji për atë post. 

“Më vjen keq që talleni me një të persekutuar politik si Besim Ndregjoni, e dini të gjithë që nuk zgjidhet dot, se është 70 vjec nuk e lë ligji. Ju talleni me Adriana Kalanë”, tha Balla në Kuvend më herët. 

Ndregjoni thotë se pretendimi i Ballës është i pabazuar në ligj pasi neni 3 i ligjit nr. 8454/1999 e përcakton qartë se cilat janë kriteret për këtë funksion, dhe mosha nuk është pjesë e atyre kritereve. 

Reagimi i plotë: 

Në vijim të deklarimit publik të deputetit Taulant Balla, i cili ka deklaruar se kandidatura për Avokat të Popullit “nuk mund të votohet pasi kandidati ka mbushur moshën 70 vjeç”, dëshiroj të bëj një sqarim të domosdoshëm për publikun dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Ligji shqiptar nuk parashikon asnjë kufizim moshe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Neni 3 i ligjit nr. 8454/1999 e përcakton qartë se cilat janë kriteret për këtë funksion, dhe mosha nuk është dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e tyre. Për këtë arsye, çdo pretendim që lidhet me një kufizim moshe është plotësisht i pabazuar në ligj. 

Kandidatura ime është shqyrtuar dhe verifikuar në mënyrë të rregullt nga strukturat kompetente të Kuvendit, të cilat kanë konfirmuar përputhshmërinë time me të gjitha kriteret e përcaktuara nga legjislacioni. Deklarata se kandidatura “nuk mund të votohet”, për shkak të moshës, përbën një shtrembërim të hapur të së vërtetës dhe një ndërhyrje të papranueshme në procesin e votimit. 

Në këtë rast po tentohet të pengohet qëllimisht kandidimi i një të përndjekuri politik për një funksion kushtetues të pavarur. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por përbën një cenim të rëndë të të drejtave themelore, të parimit të barazisë dhe të pjesëmarrjes së lirë në jetën publike. Të përdorësh justifikime të sajuara për të ndaluar votimin e një kandidature të ligjshme është një praktikë diskriminuese, që krijon precedent të rrezikshëm dhe sjell ndër mend praktika që Shqipëria është përpjekur t’i kapërcejë. 

Veprime të tilla bien ndesh me standardet e kërkuara nga BE, SHBA, OSBE dhe Këshilli i Evropës, të cilët kanë theksuar prej vitesh se institucionet e pavarura duhet të zgjidhen përmes proceseve transparente, të paanshme dhe të bazuara në merita. Përpjekjet për të deformuar ligjin dhe procesin e votimit minojnë besimin publik dhe dëmtojnë imazhin demokratik të vendit. 

U bëj thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe të garantojnë një proces të rregullt, duke mos lejuar ndërhyrje politike që cenojnë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një institucion kyç për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026

Sheshi “Skënderbej” mbulohet nga gazi lotsjellës!

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë
  • Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.