AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

50 mijë euro për asgjë! Banesa shitet dy herë, ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë

by SHT Media
14/04/2025
in Politikë
6
0
50 mijë euro për asgjë! Banesa shitet dy herë, ndërtuesi ballafaqohet me familjen e mbetur në rrugë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Apartamenti në Fier për të cilin Astriti i dha 50 mijë euro djalit, Mondit që ta blinte është shitur dy herë. Banesa e blerë prej ndërtuesit Njazi Vrenozi u mor, por nuk kanë certifikatë pronësie. Astriti dhe Nadirja, e cila ndodhet përballë tij në “Shihemi në Gjyq” duke përkrahur djalin e tyre, hynë në këtë shtëpi por pas një muaji dikush trokiti në derën e tyre dhe i ka thënë se apartamenti është i tiji.

Ky konflikt e ka sjellë Astritin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke kërkuar përgjigje nga djali, të cilin e ka nxjerrë jashtë bashkë me Nadiren. Rubrika e emisionit mundëson një lidhje me Njazi Vrenozin,  i cili thotë se ka pasur një menaxher në kompaninë e tij, Jetmir Hysën të cilit i kishte dhënë prokurë dhe ai ka kryer veprime të tjera. Ky person aktualisht ndodhet  në burg.

Mondi tha më herët se paratë janë dhënë në dorë dhe jo përpara noteres Anila Haxhiu. Këtë e pohon sërish edhe në ballafaqimin me Njaziun.


Eni Çobani: Ju pretendoni që paratë në dorë nuk i keni marrë ju,por i ka marrë  Jetmir Hysa?

Njazi Vrenozi: Një pjesë kam qenë unë prezent për kapar. Të dy bashkë.

Eni Çobani: Ndërkohë pjesën tjetër e ka marrë  Jetmiri vetëm?

Njazi Vrenozi: Tani unë flas sipas noteres.

Ardit Gjebrea: Edmond, sa para ke paguar?

Mondi: 45.

Ardit Gjebrea: Ti ke dhënë 45 mijë euro. Para noteres i ke dhënë?

Mondi: Jo. Jashtë zyrës së noteres.

Ardit Gjebrea: Sipas pretendimit tënd, sa para i ke dhënë ti Njaziut?

Mondi: Të gjitha more se bashkë kanë qenë, të gjitha.

Njazi Vrenozi: Sa më ke dhënë o burrë?

Mondi: Në kontratë është e shënuar 42.

Ardit Gjebrea: I ke dhënë përpara noteres?

Mondi: Janë dhënë jashtë zyrës së noteres.

Ardit Gjebrea: Po pse? Kush t’i kërkoi?

Mondi: Zotëria.

Ardit Gjebrea: T’i kërkoi Njaziu?

Mondi: Po.

Ardit Gjebrea: T’i kërkoi Njaziu m’i jep jashtë zyrës së noteres?

Mondi: Në momentin që është bërë kontrata e fundit kjo, janë shlyer komplet lekët. Ai ka marrë lekë edhe më përpara jashtë zyrës, ka marrë 2000 në fillim, ka marrë 9, ka marrë 8 pastaj, ka marrë prapë 9. Në fund, kur është bërë kjo kontrata e fundit, është shlyer totalisht.

Lidhur me datën e kontratës e cila i përket vitit 2018 kur Mondi tha se është lidhur 6 muaj më parë,  Njaziu ia atribuon “djalit që ka bërë shumë falsifikime”.  Sa i përket rishitjes së apartamentit, ai thotë se familja ka hyrë vetë pa mbaruar procesi gjyqësor me pronarin e parë.

Mondi: Përse ky kur e ka shitur një herë dhe nuk e ka zgjidhur kontratën me personin e parë, përse më ka mashtruar mua dhe më thënë që kam apartament për të shitur?

Njazi Vrenozi: Tani ai ka shumë të drejtë, por unë i kam thënë pa mbaruar ti s’do të marrësh çelës.

Eni Çobani: Ta ka thënë që është në proces gjyqësor?

Mondi: Jo. Asnjëherë!

Njazi Vrenozi: Dy fjalë tani! Në momentin që jam zënë me Jetmir Hysën, i kam thënë mos bëj gabim t’i japësh çelësin, t’i japësh kapar pa mbaruar gjyqi. Dale të flas unë njëherë ore! Fole ti, dëgjova unë! Pa mbaruar gjyqi, ky zotëria ka shkuar dhe ka ndërruar çelësat  dhe është futur në shtëpi pa më pyetur  mua.

Nadire: Ai e kishte në dorë çelësin.

Njazi Vrenozi: Çelësin e kisha unëm jo ai! Unë ia dhashë çelësin për ta parë shtëpinë, a e pëlqen.

Eni Çobani: Po si, ju morët tani 19 mijë euro. Vetëm kapari ka qenë 19 mijë dhe ky nuk futej dot se nuk e kuptoj, për çfarë  u morën 19?

Njazi Vrenozi: 19 kishte marrë ai djali dhe unë pranova, i firmosa dhe i kam thënë pa mbaruar gjyqi,  nuk  do të shkosh te shtëpia!

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!

09/10/2026

Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

09/10/2026

SHBA uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën: Gati për bashkëpunim me institucionet!

09/10/2026

“E shkathët si Kiara, e mençur si Beatrixa”/ Batuta e Luiz Ejllit, moderatori telefonon live mamanë e këngëtares: I kërkoj falje dhe e përqafoj fort

09/10/2026

Artan Gaçi në SPAK, roli i ortakut Idlir Lopçi i “Peninsula”; nga call center-at te tokat e Artur Shehut në Zvërnec

09/10/2026

Nga Berlusconi te Trump e Meloni/ Italia ndezi fitilin, e djathta radikale tronditi Perëndimin

09/10/2026

SHBA i hap Rusisë derën e tregut perëndimor të naftës, Trump arrin marrëveshje me Putin

09/10/2026

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Absurditetet e GJKKO/ Aldo Avdyli për përgatitjen e vrasjes dënohet me 4.8 vite, dy nëna si operatore Call Center me 6.8 vite secila!
  • Kush është Dhelpra e Tiranës që policia i preku dy herë ‘bishtin’ dhe nuk e kapi dot, ndjekje si në filma nëpër skutat e kryeqytetit, vrasës gjakftohtë dhe tejet dinak

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.