AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike

by SHT Media
09/12/2025
in Botë
6
0
“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të martën, 9 dhjetor, se ka tre mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-ve për shkak të pronësisë së saj ruse.

Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”.

Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”.

Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një afati prej 37 ditësh, apo deri më 15 janar.

Në një diskutim brenda Forumit GLOBSEC BELTALKS, Vuçiç theksoi se të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk ka zgjatje të afatit dhe se furnizimi me karburant për qytetarët dhe ekonominë e Serbisë nuk duhet të rrezikohet.

Ai theksoi se vendi përballet gjithashtu me rrezikun e sanksioneve dytësore kundër Bankës Kombëtare të Serbisë dhe bankave tregtare, dhe se vlerësimi i investimeve të Serbisë është në rrezik për shkak të gjendjes në NIS.

SHBA-të vendosën sanksione kundër NIS-it më 9 tetor, pasi Rusia zotëron shumicën e aksioneve të saj. Serbia ka 29.87% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në duart e aksionarëve pakicë.

Siç tha Vuçiç, Serbia nuk do ta shtetëzojë NIS-in, në rast se ndërhyrja shtetërore është opsioni i fundit për operacionet e mëtejshme të kompanisë – ajo do të paguajë për pjesën ruse.

“Miqtë e mi nga e gjithë bota më kanë thënë se e kam vënë Serbinë në një pozicion të vështirë, sepse nuk i kemi vendosur sanksione Rusisë. Ata e kuptojnë se kemi probleme të ndryshme, por se në fund duhet t’i përmbushim plotësisht kërkesat. Jam i sigurt se rusët e kuptojnë gjithçka shumë mirë dhe se nëse sanksionet nuk hiqen, do të duhet ta shesin kompaninë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se nuk mund ta paramendojë një gjendje ku pikat e karburantit në Serbi do të ishin bosh.

Qëllimi i sanksioneve të SHBA-ve, që synojnë sektorin e energjisë ruse, është ta parandalojnë Rusinë nga financimi i mëtejshëm i pushtimit të Ukrainës.

Sanksionet kundër NIS janë shtyrë tetë herë. Vuçiç tha se ende po pret lajme nga Moska në lidhje me marrëveshjen e gazit dhe se Serbia është gati të diversifikojë burimet e energjisë.

“Nuk mund të parashikoj se si do të përfundojë çështja e situatës energjetike në Serbi, sepse askush nuk dëshiron më ta dëgjojë palën tjetër”, tha ai.

Serbia ka qenë e varur nga gazi rus për dekada të tëra, duke importuar 80% të nevojave të saj. Kontrata me Moskën për importin e këtij burimi energjie skadoi në maj. Një e re nuk është nënshkruar ende./Marrë nga REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.