• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

21 vite në skuadrën e Ramës, Balluku: Mirënjohje për besimin, detyrën e shoh si mision

19/09/2025
in Politikë
21 vite në skuadrën e Ramës, Balluku: Mirënjohje për besimin, detyrën e shoh si mision

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për besimin që i dha për të vazhduar detyrën si pjesë e ekipit qeverisës. Në një postim në rrjetet sociale Balluku detyrën e sheh si mision në shtetndërtim.

“Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve”.

Pas më shumë se 21 vitesh bashkëpunim në skuadrën socialiste, Balluku thekson se forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Ramës për të ndryshuar vendin, kanë mbetur të pandryshuara ndër vite, duke udhëhequr Partinë Socialiste përmes sfidave dhe reformave drejt një të ardhmeje europiane.

“Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës. Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes. Uroj suksese të gjithë kolegëve të mi dhe shpresoj fort që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës”, thotë Balluku.

Më të lexuarat

  • E rrahu Suada Sherifi se i kapi burrin trafikant? Xhulia Xhekaj e PD shpërthen ndaj Ervin Salianjit. Me urdhër të Mulit?

    E rrahu Suada Sherifi se i kapi burrin trafikant? Xhulia Xhekaj e PD shpërthen ndaj Ervin Salianjit. Me urdhër të Mulit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja e Monika Kryemadhit në SPAK, zbulohen SMS-të për Shkëlzen Berishën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Xhensila Myrtezaj e përfshirë në pastrimin e parave të AKSHI-t

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Rama ka qenë qengj i urtë, ai është akrep, unë shqiponjë”, Meta për kryeministrin: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli dorëzohet pas përplasjes me shtetin: Nuk luftoj dot me ta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Saga kriminale e Elbasanit/ Zbardhet përplasja Alikaj-Çaka dhe misteri i Nel Çamit: Vrasja në Spanjë e vëllait të Çakës që solli serialin tragjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA hap dosjen e vitit 1996, Raúl Castro nën akuzë për vrasjen e tre shtetasve amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kur liderët e botës sillen si çiliminj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është takuar me Selin pas daljes nga BBV 5? Miri zbulon raportet me ish-banorët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dakordësi mes PS dhe PD për Rregulloren e Kuvendit, çfarë u tërhoq dhe u pranua

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!