AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

21 Janari, ish-kandidati i Berishës: Ngjarja më e zezë e historisë, Mark Nikës i dhashë pamjet

by SHT Media
30/10/2025
in Politikë
6
0
Kërkoi rinumërimin, kandidati i PD: Na doli Alimehmeti hajdut! Ç’është kjo punë kështu?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Aulon Kalaja e ka cilësuar 21 janarin si ngjarjen më të zezë të historisë së demokracisë shqiptare, teksa komentonte në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, thirrjen në SPAK të ish-kreut të PD, Lulzim Basha.

“Të jemi realist, është një ngjarje që ka gjakuar bulevardin. Domethënë që nga viti pas masakrës së 2 prillit, pa diskutim kjo është ngjarja më e zezë. Unë kam marrë pjesë në protesta, kam organizuar protesta dhe standardi i protestave të gjakohet bulevardi, e kam shprehur dhe atëherë, kam qenë gazetar për një televizion tjetër. Normalisht është ngjarje shumë e rëndë. Unë nuk besoj që duhet të vendoset drejtësi tani. Ka 15 vjet që drejtësia duhet të kishte folur për këtë çështje”, tha Kalaja në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Në vijim ai shtoi se e ka takuar xhaxhain e Aleks Nikës dhe atij i ka dorëzuar pamjet e protestës dhe momentin e të shtënave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Atë zotërinë që ti kishe në lidhje direkte. Unë i kam dhënë pamjet kur kam punuar te televizioni Ora atëherë, për të ndjerin. Zoti Mark po më ka ardhur. I kam marrë nga arkiva dhe ja kam dhënë sepse interesohej për këtë çështje. Nga ana tjetër pa diskutim që ka folur Strasburgu. Strasburgu është gjykata më e rëndësishme, pa diskutim, ka thënë që të hetohet dhe të ndëshkohet i gjithë zinxhiri komandues që ka kryer këtë ngjarje”, u shpreh Kalaja më tej në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Por sipas gazetari ka dhe një anë tjetër të protestës së 21 Janarit për të cilën duhet të flitet, ku Kalaja bën me faj Partinë Socialiste, asokohe në opozitë për mënyrën si e organizoi tubimin, të prirur drejt dhunës dhe shkatërrimit të institucioneve.

“Por nga ana tjetër ka pasur një organizim të dhunshëm në datë 21 janar. Unë kam qenë dijeni se si Partia Socialiste ka hedhur shumë para për atë protestë edhe ka paguar autobusë nga të gjitha anët e Shqipërisë. Njerëz të cilët nuk kanë qenë thjesht protestues, por kanë qenë njerëz që paguhen në çdo protestë. Kanë qenë njerëzit më problematikë të qyteteve të caktuara, të cilët kanë qenë të rekrutuar për këtë protestë. Mund të ketë kushtuar diku te 300.000 euro. Mirë ajo lloj proteste që është zhvilluar më 21 janar, sepse janë marrë gjithë njerëzit që kanë qenë problematikë nëpër protesta dhe u janë dhënë hunj, pra kanë qenë të pajisur me hunj dhe me sende të tjera. Dhe nuk ka qenë protestë, ka qenë demonstratë. Dallimi midis protestës dhe demonstratës është shumë i madh. Pra, demonstratë do të thotë të demonstrosh dhunë. Dhe ka qenë një protestë me skenar, e cila ne e kemi parë disa ditë më përpara se si shprehej lideri i opozitës së asaj kohe sot kryeministri Edi Rama se çfarë do përfaqësonte kjo lloj proteste”, deklaroi Kalaja.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026

Iris Luarasi o k*rvë/ Influencerja replikon me deputeten socialiste: Ky do të ishte s*lm, jo ai që thua ti

10/09/2026

Olti Shulla sqaron ndryshimin në pamjen e Zegjine Çaushit: Nuk ka pasur ndërhyrje estetike

10/09/2026

Paralajmërimi i frikshëm: Ka shanse që AI të zhdukë njerëzimin në dekadën e ardhshme

10/09/2026

Dashnor Sula rrëfen komunikimin me Ramën: Më shkruan në 1-2 të natës

10/09/2026

“S’ka BE pa reforma”/ Gjermanët ultimatum Ramës: Shfuqizoni ligjin e investimeve strategjike, duart larg drejtësisë

10/09/2026

Korfuz/ 51-vjeçari shqiptar akuzohet se abuzoi sek*ualisht me mbesën 8-vjeçare

10/09/2026

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

10/09/2026

Pse sulmet personale po përdoren si brand politik?

09/09/2026

Rama “nxjerr në pension” Lorena Goxhobellin/ Pas skandaleve dhe aferave, shkrihet Kadastra

09/09/2026

Deklarata e grave deputete të PS pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

09/09/2026

Trump bisedë me Putinin: Ai dëshiron një marrëveshje, do ishte mirë që edhe Zelensky të bënte të njëjtën gjë

09/09/2026

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një telash më shumë për Partinë Demokratike
  • “Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë
  • BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.