AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kosovë

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

by SHT Media
12/11/2026
in Kosovë
6
0
150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

Foto: Kosovë

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të ndaluara në kufirin e Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të sigurisë, do t’u nënshtrohen procedurave të kthimit në Kinë ose shkatërrimit.

Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, e cila thotë se kryen kontrolle të vazhdueshme edhe për lodrat që tashmë shiten në vend.

Por, ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, e kundërshton këtë vlerësim.

“Ky treg është totalisht i pakontrolluar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke përmendur mungesën e inspektorëve të specializuar dhe testimeve laboratorike, përcjell A2.

Ministria nuk konfirmoi nëse do të kontrollohen kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta me lodrat e ndaluara, gjenden tashmë në shitje.

Pse u ndaluan 150 mijë lodra?

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, njoftoi më 10 nëntor se kishte ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave me origjinë nga Kina.

Kontrollet u zhvilluan në pikat doganore, në kuadër të një aksioni të përbashkët të vendeve të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA), me mbështetjen e organizatës gjermane GIZ.

Sipas Ministrisë, lodrat iu nënshtruan kontrolleve administrative dhe teknike përpara doganimit, gjatë të cilave u konstatua se nuk i përmbushnin kërkesat e Rregullores për Sigurinë e Lodrave dhe standardit evropian EN 71.

Megjithatë, autoritetet nuk specifikuan se për çfarë lloje lodrash bëhet fjalë, cilat mangësi janë identifikuar dhe nëse janë kryer analiza laboratorike.

Për rrjedhojë, nuk dihet nëse produktet përmbanin substanca të rrezikshme apo nuk i plotësonin kërkesat e tjera të përcaktuara me rregullore.

E pyetur nëse do të kontrollohen edhe kompanitë importuese për të verifikuar nëse produkte të njëjta shiten tashmë në Kosovë, Ministria tha se inspektimet kryhen në mënyrë sistematike tek importuesit, shpërndarësit dhe shitësit me pakicë.

Por, nuk konfirmoi nëse janë planifikuar kontrolle të posaçme pas ndalimit të kësaj sasie lodrash dhe nuk ofroi të dhëna për rezultatet e inspektimeve në tregun e brendshëm.

Sa kontrollohen lodrat në Kosovë?

Ndryshe nga Ministria, e cila thotë se kontrollet kryhen në mënyrë sistematike, ish-ministri Mulaj e konsideron mbikëqyrjen e tregut të lodrave të pamjaftueshme.

Sipas tij, në Kosovë mungon një trup inspektues i specializuar për këto produkte, ndërsa mostrat rrallë dërgohen për analiza laboratorike.

“Nuk është hera e parë që janë kthyer. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur janë kthyer”, thotë Mulaj, duke iu referuar lodrave të ndaluara.

Ai thotë se një nga problemet kryesore është mungesa e laboratorëve të specializuar në Kosovë për të analizuar përbërjen kimike të lodrave dhe për të identifikuar substanca që mund të kenë efekte të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.

Mungesa e këtyre kapaciteteve e vështirëson verifikimin e sigurisë së produkteve përmes testimeve laboratorike.

Ministria nuk ofroi të dhëna për numrin e kontrolleve të kryera gjatë këtij viti, mostrat e analizuara apo lodrat e tërhequra nga shitja.

Çfarë i bën lodrat të rrezikshme?

Lodrat e pasigurta mund të paraqesin rreziqe të ndryshme, nga ngufatja prej pjesëve të vogla deri tek ekspozimi ndaj substancave të dëmshme kimike.

Sipas Komisionit Evropian, ndër rreziqet kryesore janë magnetët dhe bateritë e vogla që mund të gëlltiten, si dhe kimikatet e rrezikshme në disa materiale plastike.

Agjencia Evropiane e Kimikateve paralajmëron se disa ftalate, të përdorura për ta bërë plastikën më fleksibile, mund të dëmtojnë sistemin riprodhues.

Përdorimi i tyre në lodra është i kufizuar në Bashkimin Evropian.

Çfarë tregojnë kontrollet në Evropë?

Siguria e lodrave mbetet shqetësim edhe në Bashkimin Evropian, ku autoritetet identifikojnë çdo vit produkte të rrezikshme.

Sipas raportit të Komisionit Evropian për sistemin e paralajmërimit Safety Gate, gjatë vitit 2025 u regjistruan 4.671 njoftime për produkte të rrezikshme joushqimore.

Lodrat përbënin 16 për qind të këtyre njoftimeve, duke qenë kategoria e dytë më e raportuar, pas produkteve kozmetike.

Një operacion i përbashkët doganor në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2025, zbuloi se më shumë se gjysma e rreth 20 mijë lodrave dhe pajisjeve të vogla elektronike të kontrolluara, të porositura në internet nga vende jashtë BE-së, nuk i përmbushnin kërkesat evropiane.

Si mund të mbrohen fëmijët?

Prindërit mund të marrin disa masa paraprake gjatë blerjes së lodrave, megjithëse jo të gjitha rreziqet mund të dallohen me sy.

Ata duhet të kontrollojnë nëse lodrat kanë të dhënat e prodhuesit ose importuesit, udhëzimet e përdorimit dhe paralajmërimet për moshën.

Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet lodrave me pjesë të vogla, magnetë ose bateri që mund të nxirren lehtësisht.

Shenja CE tregon se prodhuesi deklaron përputhshmërinë e lodrës me kërkesat përkatëse evropiane, por nuk përbën garanci absolute për sigurinë e saj.

Substancat e rrezikshme kimike, ndërkaq, nuk mund të identifikohen me siguri vetëm nga pamja e lodrës dhe për zbulimin e tyre mund të nevojiten analiza laboratorike.

Në Kosovë, siguria e lodrave rregullohet përmes Rregullores nr. 02/2017, e cila përcakton kërkesat për sigurinë e këtyre produkteve./ REL

Tags: KosovaKryesoret
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim

12/11/2026

Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

12/11/2026

Hita vizitë në Itali: Zgjerim i bashkëpunimit me Akademinë e Policisë për formimin e efektivëve shqiptarë

12/11/2026

Kur do të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë? Rama nga Dublini: Me siguri jo në 2027, por…

12/11/2026

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

12/11/2026

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

12/11/2026

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

12/11/2026

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

12/11/2026

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

12/11/2026

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

12/11/2026

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

12/11/2026

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

12/11/2026

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

12/11/2026

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

12/11/2026

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

12/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Më kërcënuan 5 ambasada”, Meta shpërthen ndaj SPAK: Hetimet u ndikuan nga McGonigal dhe Yuri Kim
  • Ligji për Specialen përplas partitë në Kosovë, PDK kërkon 61 vota, LVV kundërshton versionin aktual

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.