• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

14 vite nga “21 Janari”, Rama iu përgjigjet qytetarëve: Drejtësinë s’e bën qeveria! Çdo vit që kalon njollos edhe vetë reformën

21/01/2025
in Politikë
14 vite nga “21 Janari”, Rama iu përgjigjet qytetarëve: Drejtësinë s’e bën qeveria! Çdo vit që kalon njollos edhe vetë reformën

“Vazhdove me të njëjtin refren, mashtrime plot. Ju po të ishit për drejtësi do e kishit bërë sa u bëtë Kryeministër, por thjesht talleni me viktimat dhe falë tyre u bëre Kryeministër. Vetëm një ’21 Janar’ tjetër mund të të heqë nga pushteti ty. Mjaft me fasadë!”

Ky ka qenë një koment i një qytetari në rrjetin e tij social në “Facebook”, të cilit Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet në rubrikën “Sy m’Sy”. Gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa vënë në dukje edhe emrin nga i cili vinte ky koment.

Kryeministri Rama komentit lidhur me “21 Janarin” i përgjigjet se drejtësinë nuk e bën as Kryeministri, as qeveria si dhe as partia në pushtet. Lideri socialist shtoi se pa Partinë Socialiste dhe atë në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm të rrugës së drejtësisë.

Edi Rama: Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për “21 Janarin”, dikush që emrin në profilin e tij e ka “Primare në Pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur.. Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as Kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet. 

Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për “21 Janarin”, janë thjeshtë në adresë të gabuar.  Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha. 

Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme. Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre. 

Çfarë mund të them për drejtësinë për “21 Janarin”? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund tua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me “21 Janarin”, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të “21 Janarit,” po një popull të tërë që do drejtësi për “21 Janarin” dhe meriton drejtësi për “21 Janarin” sepse drejtësia për “21 Janarin’ është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!