Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) po zhvillon një konferencë të përbashkët me autoritetet gjermane për të prezantuar operacionin ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, të quajtur “Pandora”.
Oliveri Ofman, drejtues i operacionit nga pala gjermane, e përshkroi këtë bashkëpunim si një pikë kyçe në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe skemave profesionale të mashtrimit.
“Prej 18 muajsh operacioni, një piketë e rëndësishme në bashkëpunimin tonë dhe luftën në krimin e organizuar ndërkombëtar dhe skemat profesionale të mashtrimit. Operacioni Pandora nisi në dhjetor 2023. Filluan të përgjonim mbi 20 telefonata në ditë dhe krijuam gjithashtu edhe një qendër kundër thirrjesh me qëllim që këto telefonata mashtruese, duke u munduar të shmangim humbje financiare prej 10 milionë eurosh.
Paralelisht me këtë zhvilluam hetime shumë komplekse në fushën e hetimit kompjuterik që të lokalizonin qendrat e dyshimeve dhe autorët në 5 shtete, Shqipëri, Bosnje, Serbi, Liban. Ky operacion çoi në goditjen e 12 qendrave thirrjesh ndërkombëtare dhe në arrestime të shumta, janë dhënë dënime të shumta ndër dhe dha organizatori i infrastrukturës së tyre në Gjermani. E kam për kënaqësi që u bë e mundur që të arrestoheshin më 31 korrik këta persona, dhe patëm mundësinë ta mbështesim në terren“, tha Ofman.

