• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

29/03/2025
in Politikë
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, caktohen 93 Vendet e Numërimit të Votave

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi caktoi sot, më 29 Mars, vendet e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Janë 93 vende numërimi, përgjithësisht salla me përmasa të mëdha ose palestra sportive, që plotësojnë kriterin teknik të sipërfaqes bazuar në numrin e QV-ve të ZAZ-së.

Vendet e numërimit të votave janë përgjithësisht brenda territorit të ZAZ-ve, ofrojnë lehtësi logjistike të transportit rrugor nga QV-të e ZAZ-së, ofrojnë kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave si dhe kanë sistem të pandërprerë të furnizimit me energji elektrike.

“Gjithashtu, u miratuan disa shtesa në vendimin nr. 285, datë 18.03.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për caktimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”. Shtesat konsistuan në miratimin e 230 qendrave të votimit në ambiente private në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

Komisioneri miratoi Procedurën Standarde të Operimit (PSO) për përgatitjen e zarfave me dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë.

Procedura Standarde e Operimit ka për qëllim detajimin e procedurave standarde teknike të përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor që do t’i dërgohet zgjedhësve nga jashtë. Ky dokument është i strukturuar në 8 krerë në përmbajtje të të cilëve janë të specifikuara:

1. fazat/hapat e përgatitjes së zarfave me dokumentacionin zgjedhor;

2. materialet dhe pajisjet e nevojshme për këtë proces;

3. procedurën e përgatitjes së setit me dokumentacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë;

4. personelin përgjegjës që angazohet për këtë proces;

5. detyrat/veprimet që kryen personeli për secilën nga fazat e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor;

6. trajnimi i nevojshëm;

7. organizimi i ambientit të punës;

8. organizimi i turneve dhe punonjësve.

Reruar kësaj procedure, personeli i atashuar për procesin e përgatitjes së zarfave me dokumenetacioni zgjedhor për votuesit nga jashtë duhet të nënshkruajë deklaratën e konfidencialitetit, si dhe të ketë akses të autorizuar në ambientet e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat

  • Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    Të dy së bashku në studio, Brikena flet për ndarjen me Mateon: Çdo kujtim që kam krijuar deri më sot ka qenë i bukur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!