Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu, prezantoi strukturën e re organizative të PS-së në kryeqytet, e cila do të përbëhet nga pesë nivele. Ajo bëri të ditur se në këtë organizim do të përfshihen 19 deputetë e ministra, 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe anëtarët e PS-së në Tiranë.
“Do të ketë 5 nivele. 19 deputetë, ministra të ndarë në 27 njësitë vendore të Tiranës. 34 blloqe do të mbeten si formë organizimi për prezencën e Pranisë Besnike, mbi 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe të gjithë forcën e PS Tiranë. Kjo është skuadra jonë. Nga sot ne nisim këtë fushatë me 3 drejtime, deri në dhjetor konsolidojmë strukturat, deri në mars punë në terren dhe më pas fushata zgjedhore i fitores historike”, tha Manastirliu në Asamblenë e PS Tiranë.










