AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Zgjedhja e Xhaferit kryeministër/ Ditmir Bushati: Ra kështjella e monopolit etnik

by SHT Media
28/01/2024
in Politikë
6
0
Zgjedhja e Xhaferit kryeministër/ Ditmir Bushati: Ra kështjella e monopolit etnik
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Politika duhet të bëhet me mendjen akull, por me zemrën zjarr”- më këtë shprehje nis analizën e tij për zgjedhjen e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ish ministri Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Punëve të Jashtëme analizon sesi Talat Xhaferi, nga komandant hyri në histori me marrjen e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, që e cilëson si ‘rënie të kështjellave të monopolit entik’.

Analiza e plotë:

Talat Xhaferri, dikur komandant “Forina”, sot hyn në histori si kryeministri i parë shqiptar që merr drejtimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Një zhvillim i jashtëzakonshëm për shqiptarët, për rënien e kështjellave të monopolit etnik dhe bashkëpunimin me vështrim nga e ardhmja e përbashkët.

 Transformimi demokratik i Maqedonisë së Veriut është i lidhur ngushtë me rolin dhe kontributin e shqiptarëve si komunitet shtetformues, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë të margjinalizuar. Megjithëse Marrëveshja e Ohrit shënoi fundin e konfliktit ndëretnik, duke e zhvendosur Maqedoninë e Veriut në shinat stabilitetit, zbatimi i saj hasi në kundërshtimin e eksponentëve të nacionalizmit maqedonas që mbizotëruan për një kohë jetën politike.

 Për Shqipërinë, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë një çështje parësore e sigurisë, mirëkuptimit ndëretnik dhe stabilitetit demokratik me ndikim në të gjithë rajonin. Për këtë arsye, falë insistimit tonë, zbatimi i saj i plotë u përfshi si kriter për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, në dokumentin e Samitit të Uellsit, në vitin 2014.  Edhe pse u kritikuam së brendshmi, për gjoja pengesë ndaj fqinjëve në rrugën euroatlantike, dhe nuk u mirëkuptuam nga të gjithë aleatët në NATO për këtë qëndrim, koha na dha të drejtë.

 Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e nënshkruar në Janar të vitit 2017, dhe e mbështetur nga Shqipëria, i dha frymëmarrje demokratike vendit fqinj, i cili ishte nën thundrën e nacionalizmit dhe i bllokuar tërësisht në rrugën euroatlantike. Të gjithë ata që e kundërshtuan atë platformë apo akuzuan Shqipërinë për përfshirje në punët e brendshme të vendit fqinj rezultuan të gabuar.

 Falë veprimit të mençur politik shqiptarët dëshmuan se janë gurë themeli i stabilitetit demokratik dhe diktues të rrugës euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja e Prespës, që i dha fund mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë, Traktati i Miqësisë me Bullgarinë që adreson çështjet e karakterit identitar, nuk do të ishin të mundura pa rolin dhe kontributin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Për pasojë, nuk do të ishte e mundur as Maqedonia e Veriut në NATO dhe në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në BE.

 Në planin e brendshëm, gjatë këtyre viteve u rrëzuan një e nga një kështjellat e monopoleve etnike. Nuk duhet të harrojmë se kur u zgjodh herën e parë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, u organizua një “puç” nga turma nacionaliste, e cila u fut në parlament dhe sulmoi deputetët. Por, kur u zgjodh për herë të dytë Kryetar Parlamenti Talat Xhaferri, nuk ishte më lajm, për shkak se kjo u konsiderua si diçka normale. E njejta gjë mund të thuhet edhe për pozicionet e tjera kyçe e përfaqësuese të shtetit që sot mbahen nga shqiptarët, me shpresën se në të ardhmen do të konsiderohen si një proces normal i një demokracie multietnike funksionale.

 Rruga e përshkruar me mund e sakrifica nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut gjatë njëzet viteve të fundit më kujton bisedat interesante me Ali Ahmetin, i cili beson se “politika duhet të bëhet me mendjen akull, por me zemrën zjarr”. Përfaqësimi dhe bashkëpunimi ndëretnik nuk e ka arritur ende pikën e moskthimit, sidomos përsa i përket institucioneve të sigurisë, pjesëmarrjes në jetën ekonomike të vendit dhe zgjerimin e bazës së mirëqenies në shoqëri.

Pluralizmi politik mes faktorit shqiptar është i shëndetshëm dhe nxitës i progresit. Përfaqësimi i tij politik në parlamentin e ardhshëm duhet të sigurojë vijimin e kursit perëndimor të Maqedonisë së Veriut. Pasi përparimi i të drejtave të shqiptarëve është i lidhur ngushtë më kyçjen e Maqedonisë së Veriut në rrjedhat europiane.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tradhtia sipas shenjave të horoskopit
  • Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!
  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.