AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Zbulohet shqiptari i përfshirë në vrasjet e mafiozëve grekë, ja ngjarjet e tjera që është implikuar

by SHT Media
19/01/2024
in Kronikë
6
0
Zbulohet shqiptari i përfshirë në vrasjet e mafiozëve grekë, ja ngjarjet e tjera që është implikuar
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Xhoanatan Pajo 26 vjeç është shqiptari që në bashkëpunim me persona të tjerë  kanë kryer 3 vrasje dhe 3 tentativa vrasje si dhe 1 rast shpërthimi eksplozivi. Policia greke ende nuk ka dalë në deklaratë zyrtare për shtyp, por sipas mediave greke bëhet fjalë për vrasjen e mafiozit të njohur grek Janis Skaftourou në prill 2022 dhe Vasilis Roumpetis e Dionisis Mouzakitis në qershor 2023. Tre tentativat e vrasjes janë ndaj një gjeorgjian në verën e 2023 dhe ndaj dy të afërmve të Skaftourou gjatë vrasjes së tij.

Po ashtu, ai ka marrë pjesë edhe në një shpërthim me eksploziv, që ka ndodhur në karburantin e djalit të Skaftourou.

Emri i tij ka dalë i implikuar në ngjarje kriminale dhe rezulton bashkëpunëtor i shtetasve nga Armenia, Gjeorgjia apo edhe nga Rusia. Disa kohë më parë, në rrugë zyrtare është njoftuar për veprimtarinë e tij edhe policia shqiptare e cila ka kryer kontroll në banesën e tij në Dimal.

26-vjeçari shqiptar është arrestuar fillimisht në tetor 2023 në pikën e kalimit kufitar të Sukobin në Mal të Zi ose ndryshe pika doganore e Muriqanit, duke tentuar të hyjë në Shqipëri. Policia malazeze dyshonte se ai do të bashkëpunonte me shtetasi armen Mnatsakanyan Artyom, 34 vjec, për vrasjen e një anëtari të një klani kriminal në Budva.

Gjatë kontrollit të automjetit ku u kap armeni dhe ku më parë ndodhej dhe Pajo, u gjetën dy pistoleta “Glock” me kornizë të plotë, si dhe një pistoletë automatike “Scorpion” me silenciator, dy maska silikoni si dhe disa palë doreza dhe rroba për ndërrim. Pajo ishte larguar nga mjeti por u kap në kufi. Gjatë arrestimit të tij, ai është paraqitur në mënyrë të rreme si P.V. dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

Policia e Budvës lokalizoi një banesë në vendbanimin Buljarica, e cila shfrytëzohej nga të dyshuarit, duke gjetur sende të cilat po i nënshtrohen ekspertizës. Gjithashtu “u gjetën automjete dhe një motoçikletë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë përgatitjes së kryerjes së krimit”, tha policia në atë kohë. Policia lokalizoi dhe hotelet në Podgoricë ku kanë qëndruar personat e dyshuar.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.