AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zbulohet komploti në Greqi me ‘hije’ nga Irani, arrestohen 5 persona të Maqedonisë së Veriut

by Alb Times
17/11/2026
in Botë
6
0
Zbulohet komploti në Greqi me ‘hije’ nga Irani, arrestohen 5 persona të Maqedonisë së Veriut

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimet greke të inteligjencës kanë zbuluar një komplot të dyshuar për kryerjen e një atentati në Greqi, ku objektivi i sulmit mbetet ende i paidentifikuar.

Në kuadër të një operacioni të përbashkët, janë arrestuar pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se po përgatitnin një sulm në bashkëpunim me persona të lidhur me shërbimet iraniane të inteligjencës.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor, ku u përfshinë agjenci inteligjence nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe disa vende perëndimore.

Sipas gazetës greke “To Vima”, hetimet çuan në zbulimin e një grupi prej pesë shtetasish të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar për përgatitjen e atentatit. Ata dyshohet se po vepronin në emër të një shtetasi iranian, i cili besohet se ka lidhje me shërbimet sekrete të Iranit.

Nga pesë të arrestuarit, katër u ndaluan në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i pesti u kap në Greqi më 12 nëntor. Pas arrestimit, ai u transferua në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit që dyshohej se ishte shënjestra e atentatit. Sipas raportimit të gazetës greke, të pesë të dyshuarit kanë pranuar se kishin bashkëpunuar me shtetasin iranian Edris Jahangiri Mavaneh.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se Mavaneh dyshohet se ka kontakte me persona brenda strukturave të sigurisë dhe inteligjencës iraniane.

Hetimi për këtë çështje kishte nisur në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit, sipas raportimeve të mediave greke.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoretNë plan të parë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

25/11/2026

BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

25/11/2026

“Burgu i Fierit qenka kthyer në institucion privat!”- Denoncimi i avokatit Ndreca: Nuk më lejojnë të takoj Veliajn! Drejtori kokëfortë shkel ligjin

25/11/2026

“Drejt BE me ritëm mbresëlënës”- Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë! Zgjerimi nevojë strategjike

25/11/2026

Delvinë/ U arrestua si i dënuar me 9 vite, por lirohet pas verifikimeve pasi e kishte vuajtur burgun!

25/11/2026

Grevat fusin në kaos transportin italian gjatë dhjetorit, ja datat dhe oraret kur do të ndalen avionët, trenat dhe autobusët!

25/11/2026

Saliu e njeh mirë Edin

25/11/2026

E papritur nga Izraeli, hetime për masakrën e 7 tetorit, Knesseti miraton ngritjen e Komisionit Shtetëror! Eisenkot: Do zbulojmë të vërtetën

25/11/2026

Menaxhimi i mbetjeve me standarde të BE-së, Qeveria harton projektvendimin për llogaritjen e riciklimit, zbulohen dhe rregullat!

25/11/2026

“Ballkani Perëndimor është porta e Europës”- Mickoski nga Brukseli: Qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë për në BE!

25/11/2026

Samiti në Bruksel, Kurti: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh!

25/11/2026

Dy “skifterët” shqiptarë bastisën në vilën e Princit William, ja si arritën të hynin në rezidencën mbretërore! Tubi i kullimit dhe… (FOTO)

25/11/2026

Lufta (jo) e shenjtë kundër Edi Ramës, brenda PS

25/11/2026

“Ja çfarë presim nga Samiti”- Ministrja Ismaili: Deri në mesin e dhjetorit mbyllim disa kapituj të tjerë të negociatave me BE, më 2027…

25/11/2026

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, furgoni përplaset me makinën e Policisë së Gjirokastrës, raportimet nga vendngjarja!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)
  • BE zgjat me 6 muaj subvencionet për bizneset e prekura nga lufta në Iran!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.