AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Zbulim tronditës në Trekëndëshin e Bermudës! Shkencëtarët kapin një anomali sfiduese

by SHT Media
17/12/2025
in Botë
6
0
Zbulim tronditës në Trekëndëshin e Bermudës! Shkencëtarët kapin një anomali sfiduese
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur përmendet Bermudën, vëmendja shpesh shkon te Trekëndëshi i famshëm dhe legjendat për anije e aeroplanë të zhdukur. Për këto raste, shkenca ka ofruar kryesisht shpjegime, duke i lidhur incidentet me kushte ekstreme moti dhe gabime njerëzore. 

Këtë herë, megjithatë, fokusi i shkencëtarëve është zhvendosur nga ajo që ndodh mbi Bermuda, te ajo që fshihet thellë poshtë saj. Një ekip studiuesish ka identifikuar një anomali gjeologjike nën arkipelagun e Atlantikut të Veriut, e cila nuk është vërejtur askund tjetër në Tokë. 

Sipas studimit, nën koren oqeanike të Bermudës ndodhet një shtresë shkëmbore rreth 20 kilometra e trashë. Zbulimi konsiderohet i jashtëzakonshëm, pasi në shumicën e rasteve korja oqeanike ndodhet drejtpërdrejt mbi mantelin e Tokës. 

Gjeologu William Fraser nga Instituti Carnegie për Shkencë në Uashington shpjegon se kjo e bën Bermudën unike. 

“Normalisht, manteli ndodhet menjëherë nën koren oqeanike. Por në rastin e Bermudës, ekziston një shtresë shtesë shkëmbore, e futur nën kore, brenda pllakës tektonike ku ndodhet ishulli,” tha ai. 

Origjina e kësaj shtrese mbetet ende e paqartë. Studiuesit dyshojnë se ajo mund të lidhet me mënyrën se si u formua Bermuda dhe me proceset që e nxorën atë mbi sipërfaqen e detit. Arkipelagu ndodhet mbi një kreshtë oqeanike, ndërsa aktiviteti vullkanik që mund ta ketë krijuar vazhdon të mbetet një enigmë. Shpërthimi i fundit i njohur vullkanik në zonë daton rreth 31 milionë vjet më parë. 

Një nga skenarët e mundshëm është se ky aktivitet vullkanik ka ngritur ndjeshëm dyshemenë e oqeanit, duke lënë pas gjurmën gjeologjike që vërehet sot. Sipas Fraser, studimi i rasteve të tilla “ekstreme” ka rëndësi më të gjerë për shkencën. 

“Duke kuptuar një vend kaq të veçantë si Bermuda, ne mund të kuptojmë më mirë edhe zonat më të zakonshme të Tokës. Kjo na ndihmon të dallojmë se cilat procese janë tipike dhe cilat janë vërtet ekstreme,” thekson ai. 

Shkencëtarët rikujtojnë se fundi i oqeaneve ende fsheh sekrete të mëdha. Së fundmi, një tjetër ekip kërkimor njoftoi zbulimin e një kontinenti të “humbur”, Zealandia, mbi një miliard vjeç, pjesa më e madhe e të cilit ndodhet nën ujë. 

Me këtë zbulim, Bermuda i bashkohet listës së zonave që dëshmojnë se planeti ynë ka ende shumë për të zbuluar nën sipërfaqen e tij. 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

23/10/2026

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

23/10/2026

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

23/10/2026

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

23/10/2026

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

23/10/2026

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

23/10/2026

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

23/10/2026

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

23/10/2026

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

23/10/2026

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

23/10/2026

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

23/10/2026

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

23/10/2026

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

23/10/2026

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

23/10/2026

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

23/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike
  • Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.