• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori! Shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora ( EMRI/ VIDEO)

29/09/2025
in Kronikë
Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori! Shpallet në kërkim 48-vjeçari nga Vlora ( EMRI/ VIDEO)

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchit, ngjarje e ndodhur në orët e para të së shtunës (27 shtator). Burime bëjnë me dije se një person nga Vlora është shpallur në kërkim nga policia. Sipas të njëjtave burime, ai është Kamber Sulçaj nga fshati Mesaplik i Vlorës.  

Motiv i krimit dyshohet të ketë qenë një konflikt banal. Siç mësohet, mes autorit të dyshuar dhe viktimës, si dhe personave që e shoqëronin atë, pati një konflikt të çastit. Ky debat u përshkallëzua më pas deri në përdorimin e armës.  

Grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës ka në dispozicion prova të vlefshme që dokumentojnë ngjarjen. Konkretisht, përmes kamerave të sigurisë në segmente të ndryshme rrugore, hetuesit kanë mundur të dokumentojnë itinerarin e lëvizjes së autorit të dyshuar përmes makinës së tij ngjyrë të bardhë.  

 

MOTIVI I VRASJES 

Autori i dyshuar fillimisht është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta me biznesmenin italian dhe me personat që shoqëronin këtë të fundit. Sherri nisi për dritat e gjata të makinës. Më pas, autori Kamber Sulçaj dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska (çifte e kalibrit të rëndë) në drejtim të tyre në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari Edoardo Sarchi. Siç mësohet, plumbi bëri rikoshet në asfaltin e rrugës dhe preku 44-vjeçarin italian duke i shkaktuar vdekjen për shkak të hemorragjisë. 

PROVAT 

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar makinën dhe veshjet që kishte përdorur autori i dyshuar gjatë krimit. Makina dhe veshjet ishin fshehur në një stan në një zonë të thellë malore midis fshtrave Nivicë dhe Bolenë. Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore. 

Ndërsa në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara kanabis dhe 2 kasaforta të mbyllura. 

Njoftimi i Policisë Gjirokastër: 

Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. 

Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes. 

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë, drejt shtetasit E. S., shtetasve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.
Nga të shtënat humbi jetën shtetasi E. S.. 

Sekuestrohen nga vendngjarja, automjetet e shtetasit E. S. dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu. 

Gjithashtu, sekuestrohen automjeti dhe veshjet e përdorura gjatë krimit, si dhe 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu, municion për armë gjahu me saçme, municion për armë me vjaska, 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta. 

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale të DPPSh-së, të drejtuar nga Prokuroria e Gjirokastrës, ngritur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth mesnatës së datës 26.09.2025, në aksin rrugor “Nivicë-Salari”, ku u vra shtetasi italian E. S., 44 vjeç, u mundësua zbardhja e autorësisë dhe rrethanave të rastit. 

Konkretisht, u identifikua autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi K. S., 48 vjeç banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i cili u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me shtetasin E. S. dhe me shtetasit që shoqëronin këtë të fundit. Më pas shtetasi K. S. dyshohet se ka qëlluar me armë me vjaska, në drejtim të këtyre shtetasve dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari. 

-Gjatë veprimeve procedurale u sekuestruan nga vendngjarja, automjetet e përdorura nga shtetasi E. S. dhe shoqëruesit e tij, si dhe 2 armë gjahu. 

-Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një stan në një zonë të thellë malore midis fshatrave Nivicë dhe Bolenë, automjetin dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 48-vjeçari, gjatë kryerjes së krimit.
Gjithashtu në këtë zonë, u gjet e hedhur në shkurre, një çantë, në të cilën ishin 1 palë dylbi me rreze infra, 1 palë dylbi termike, 1 mbajtëse arme dhe 1 elektrik dore. 

-Më tej, gjatë kontrolleve të kryera në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Vlorës, në banesën e 48-vjeçarit dhe në banesat e familjarëve të tij, në fshatin Mesaplik dhe në Vlorë, u gjetën rreth 2 500 000 lekë (në valutat lekë dhe euro), 3 armë gjahu me municion luftarak (saçme dhe vjaska), 450 fara të dyshuara Cannabisi dhe 2 kasaforta (të mbyllura). 

Vijon puna intensive, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, me qëllim kapjen e shtetasit K. S.. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.  

 

Më të lexuarat

  • Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    Pas samitit me Xi Jinping, Trump paralajmëron Tajvanin kundër shpalljes së pavarësisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha s’e la të garonte në zgjedhjet e PD, Balliu email ambasadave: Ka marrë peng partinë, non grata e përdor si mburojë kundër SPAK!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nuk do të na shkonin kurrë në mendje, ish-banorët e Big Brother Vip kapen “mat” duke u puthur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Prapaskenat e marrëdhënieve Pekin-SHBA, Xi po fiton kohë derisa Amerika të vetëshkatërrohet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dhëndri i Berishës shpërndan shkrimin dhe montazhin denigrues me fotot e ambasadorëve të SHBA-BE dhe Jeffrey Epstein

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka vetëm një kusht për tu bërë president i Francës: Të tradhtosh gruan!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Durim Bami i penduar i drejtësisë? Ilir Meta në panik, shantazhe dhe kërcënime nga burgu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga shkretëtira në Mesdhe! Superkorridoret që sfidojnë Hormuzin dhe Suezin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat, ja detajet e vendimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK goditi grupin e strukturuar kriminal për trafik heroine/ Lënda narkotike përzihej me lëndë të tjera me qëllim maksimizimin e fitimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!