• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

03/02/2026
in Kronikë
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Mos lëvizni, policia!” 7 personat të cilët hynë mbrëmjen e së dielës brenda berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës, nga ku mbeti i plagosur Sokol Daci, janë prezantuar si policë.

Të kamufluar dhe me kapuçë në kokë, 5 prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri automatike, ndërsa 2 të tjerët mbanin shkopinj bejsbolli.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se autorët kishin për qëllim dhunimin e 21-vjeçarit Merando Nikulaj, me të cilin kishin pasur konflikt disa muaj më parë. Por, sapo kanë hyrë në ambientin e berberhanes, ku Nikulaj po qethej, janë përballur me të shtëna me armë zjarri.

Sipas të dhënave, krahas efektivit të policisë Besart Kovaçi, i arrestuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka qëlluar me armë edhe vetë 21-vjeçari Nikulaj.

Në këto rrethana, njëri prej 7 personave i është përgjigjur me breshëri automatiku, ku nga të shtënat mbeti i plagosur berberi Sokol Daci.

Deri në këtë fazë të hetimeve, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 nga personat e përfshirë në ngjarje. Ata janë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka si dhe 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili dyshohet se ka mbetur i plagosur në këmbë, por nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, ndërsa vijon puna intensive për kapjen e tyre. Policia po ushtron kontrolle në disa zona ku dyshohet se mund të jenë fshehur.

Ngjarja, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në qendër të fshatit Rrilë, fillimisht u raportua si atentat. Por nga zbardhja e plotë e saj, rezulton se bëhet fjalë për një përplasje me armë zjarri mes palëve, si pasojë e një konflikti të mëparshëm të ndodhur në muajin mars 2025, në zonën e Kunes në Shëngjin.
Në atë kohë, pjesëtarë të fisit Nikulaj janë konfliktuar fillimisht verbalisht dhe më pas kane përplasur qëllimisht me automjet dy pjesëtarë të fisit Ndoka, të cilët po lëviznin me motoçikleta.

Më të lexuarat

  • Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    Trump rihap lojën bërthamore në Lindjen e Mesme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nesër “rrethohet” Kuvendi, qytetarët mobilizohen me vezë e domate; afro 1.200 efektivë në gatishmëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Del video, momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ukraina: Dy mësime mbi realizmin!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shqipëria, bumi i ndërtimit dhe dyshimet për pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga CNN e Fox News te NYT dhe The Times, mediat e huaja “mësyjnë” te SPAK për dosjen ‘Aruba’ dhe Zvërnecin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Korrupsion dhe pastrim parash – Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Të intimidosh deputetët, s’është demokraci”, Lamallari ‘trembet’ nga vezët dhe u bën thirrje qytetarëve të protestojnë paqësisht

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Platforma e Spiropalit, Kulla: Brenda PS-së “vlon”, por askush nuk ka guxim të përballet me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!