• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Vrau në mënyrë makabre Ilaria Sulën/ Del nesër para gjykatës i riu filipinas, çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

11/11/2025
in Kronikë
Vrau në mënyrë makabre Ilaria Sulën/ Del nesër para gjykatës i riu filipinas, çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë

Më 12 nëntor, para Seksionit të Tretë të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tribunalin e Romës, hapet gjyqi ndaj Mark Antony Samson, të riut që ka rrëfyer vrasjen makabre të ish-të dashurës së tij, 22-vjeçares Ilaria Sula. 

Ngjarja tronditëse ndodhi në fund të marsit, kur e reja shqiptare u godit me thikë në apartamentin e familjes Samson në Romë dhe më pas u braktis në një valixhe në një shkëmb në periferi të kryeqytetit italian. 

Samson akuzohet për vrasje të qëllimshme me rrethana rënduese të paramendimit, motive të kota, marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje të kufomës. 

Ndërkohë, nëna e Samsonit, e dyshuar për bashkëpunim në fshehjen e trupit, do të dalë para një gjyqtari më 28 nëntor për seancën paraprake dëgjimore. Për të është kërkuar një dënim prej dy vitesh burg, kërkesë që do të shqyrtohet për t’u pranuar ose jo. 

Prindërit e Ilaria Sulas, Flamuri dhe Gezimea, të shoqëruar nga avokati Giuseppe Sforza, kanë mbërritur në Romë për seancën e parë. Ata janë thellësisht të tronditur, por thonë se besimi se drejtësia do të vihet në vend është i vetmi motiv që i mban në këmbë. 

Në sallën e gjyqit do të jenë të pranishëm familjarët më të afërt të vajzës: prindërit, vëllai, xhaxhallarët dhe të afërm të tjerë që kanë udhëtuar nga Terni për të ndjekur procesin. 

Çfarë pritet të ndodhë në seancën e parë? 

Seanca e nesërme do t’i kushtohet kryesisht verifikimit të pranimit të palëve civile. Përveç familjes Sula, që përfaqësohet nga avokati Sforza, kërkesë për t’u paraqitur si palë civile kanë bërë edhe Universiteti “La Sapienza”, ku studionte Ilaria, si dhe disa shoqata që mbrojnë viktimat e dhunës. 

Gjykata do të shqyrtojë legjitimitetin e këtyre kërkesave përpara se procesi të vijojë me rindërtimin e plotë të orëve të fundit të Ilaria Sulas — një histori e dhimbshme që ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Itali. 

Në sallën e gjyqit pritet një atmosferë e rënduar, ndërsa detajet e vrasjes së 22-vjeçares do të rikthehen përpara togave të zeza dhe familjarëve që ende kërkojnë forcë për të përballuar tragjedinë. 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!