Është arrestuar pas 11 ditësh në Tropojë sonte në 2 mars 2026, vrasësi i Egli Pashollarit.
Autori G.B. u prangos në vendlindjen e tij, pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit në Tiranë, raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj.
I riu Pashollari u sulmua në mes të ditës në kryeqytet përpara disa ditësh, sapo ai doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në anë të trotuarit.
Mësohet se vrasësi kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij.
Viktima nuk ishte i panjohur për 40-vjeçarin G.B., pasi më herët bashkëshortja e tij i ishte ankuar se i riu e kishte ngacmuar. Në këto kushte, ai ka dalë nga makina dhe është drejtuar për te 31-vjeçari, duke e goditur me thikë një herë në qafë dhe më pas dy herë në trup.











