AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi

by Alb Times
18/08/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Vrasja e portugezit, pas ‘Principotes’ në Ksamil fshihet një grup kriminal, beach bari në emrin e një 70-vjeçareje nga Hasi
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e sotëm, 20-vjeçari portugez Migel Mendes u gjet i vdekur në shezlongët e beach barit ‘Principotes’ në zonën bregdetare të Ksamilit. I riu ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë, ku është përfshirë në konflikt për motive ende të panjohura me Sokrat Vatën nga Hasi, i cili punonte si truprojë tek ‘Principotes’. Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerrë nga lokali deri tek porta, ku më pas 29-vjeçai Sokrat Vata dyshohet se e ka goditur me thikë.

Disa orë më vonë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar Sokrat Vata, në Levan të Fierit, ku ishte fshehur në bagazhin e një makine për t’u arratisur. Autori i dyshuar i vrasjes ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge me pesë vite burg, ndërsa mbetet mister se si është liruar nga burgu.

(Sokrat Vata)

Ndërkaq, pas beach barit ‘Principotes’ dyshohet se fshihet një grup kriminal, i skeduar për vepra të rënda penale nga Franca në Shqipëri, si tentativë vrasje, kanosje, armëmbajtje pa leje, trafik droge, pastrim parash etj. Lokali luksoz, i ndodhur përballë “Tre Ishujve” në Ksamil, është regjistruar në emër të një zonje 70 vjeçe nga Hasi, përmes një kompanie të krijuar në janar 2022, me kapital fillestar vetëm 100 lekë, me NIPT: M23719801I.

Bekim Bulica: nga tentativat për vrasje te pastrimi i parave në

Ka dyshime të forta se kompania është përdorur si kamuflim nga personazhe me rekorde krimianle për të investuar dhe pastruar paratë me burim aktivitete të paligjshme në vendet e BE-së. Në media është raportuar se një nga personazhet e botës së krimit që dyshohet se fshihet pas ‘Principotes’ është Bekim Bulica, i ekstraduar nga Franca në Shqipëri në vitin 2021, i shpallur në kërkim pasi më datë 19.09.2019, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të F. C.

Në gusht 2021, pasi u ekstradua nga Franca, Bulica u hetua nga prokuroria pasi dyshohet se ishte përfshirë në planin e bosit të kokainës Arbër Çekajt për arratisjen nga burgu ‘313’ në Tiranë. Në 2 shtator 2023, Bulica u shpall në kërkim për rrahjen e efektivit të policisë në Tiranë Ervin Fanaj dhe vëllait të tij. Policia vuri në pranga shtetasin Blerim Bulica, 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpalli në kërkim edhe shtetasit Besart Bulica, 35 vjeç, Shaban Bulica, 25 vjeç dhe Benard Aliaj, 34 vjeç.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë

15/09/2026

Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit

15/09/2026

SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

15/09/2026

Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po ‘ushqen’ rrjetet e trafikut të drogës!

15/09/2026

Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur

15/09/2026

“SPAK përgjon gjyqtarët”/ Artan Hoxha: Janë prishur balancat, Strasburgu po i rrëzon vendimet e vetting-ut

15/09/2026

Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish

15/09/2026

Lufta e egër e Berishës ndaj Azem Hajdarit nga përgjimi, shantazhi, përjashtimi nga PD tek ndëshkimi i së bijës. Akuzat: Spiun i Sigurimit, ordiner dhe klloun i politikës

15/09/2026

Topçiu i Maliqit skemë korrupsioni me Shpresa Nikën e Shkodrës? Tendera pa plotësuar kriteret dhe mashtrim me volumin e punimeve

15/09/2026

“Punë oligarkësh”, apo jo z.zëvendësministër?

15/09/2026

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rusia shënjestron avionin e Zelenskyt, presidenti ukrainas: U kam shpëtuar 2 sulmeve me dronë
  • Lufta e fshehtë e Putinit kundër SHBA-së, në shënjestër janë zgjedhjet e nëntorit
  • SHBA vendos rregulla të reja loje në Ballkan: Fund “çekut të bardhë”!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.