• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Vrasja e adoleshentit, PD kërkon dorëheqjen e Manastirliut, PS: Patetizëm politik!

19/11/2024
in Politikë
Vrasja e adoleshentit, PD kërkon dorëheqjen e Manastirliut, PS: Patetizëm politik!

Vrasja e 14-vjeçarit një ditë më parë në shkollën Fan Noli ka përfshirë në debat politikën për sigurinë në shkollë. Në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa teksa kërkoi 1 minutë heshtje, tha se ishte ngjarje e paralajmëruar. Ajo kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

“Doja t’i kërkoja këtij Kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Manastirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çuat, te hashashi te droga që hyn nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa? Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Manastirliu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke thënë se i mbaroi koha për procedurë. “Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”.



Edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, reagoi ndaj deklaratave të deputetes Zhupa, dhe akuzoi opozitën se po e përdorur vdekjen e 14-vjeçarit për debat politik. Ai kërkoi nga opozita që të bashkohen për të miratuar paketën e sigurisë në shkolla.

“Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale. E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet t’i dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër. Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi5të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla”, u shpreh Balla.

Po kështu edhe deputeti Etjen Xhafaj e cilësoi patetizëm politik reagimin e deputetes demokrate ndaj vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe i kërkoi të mendojnë se çfarë duhet bërë për t’i zgjidhur.

“Si çdo prind tjetër që ka një djalë 14 vjeçar në shkollë ka mbajtur frymën dhe unë e kam një të tillë dhe nuk mund ti përkthesh në patetizëm politik dhimbjen e një familjeje që është shumë më reale sesa radikalizimi që doni t’i bëni një aksioni politik, se nëse kërkoni nga një dorëheqje çdo herë i bie që ti të bësh kriminel që ti mbarosh të gjithë dhe të bëhesh ti pastaj, se me ty mbarojnë të gjitha. Duhet të mendojmë se çfarë do të bëjmë për t’i zgjidhur këto, jo të bëjmë patetizma. Të ulemi dhe të mendojmë. Politika nuk mund të futet në çdo shtëpi për çdo vaki dhe vetmja zgjidhje sipas jush është të vini ju në pushtet”, theksoi Xhafaj.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!