AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

by SHT Media
25/01/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Banorët dhe politikanët e Minnesota-s në SHBA kanë protestuar ashpër pas vrasjes së një 37-vjeçari nga agjentët e emigracionit.

Menjëherë pas të shtënave, protestuesit u përplasën ashpër me forcat e sigurisë, të cilat shpërndanë turmat me tymuese dhe gaz lotsjellës.

Ata qëndruan në rrugë deri në orët e vona, pavarësisht motit të acartë.

Ngjarja ka nxitur gjithashtu tensione midis zyrtarëve shtetërorë dhe federalë, të cilët ishin në kundërshtim me administratën Trump për shkak të të shtënave me armë zjarri ndaj një shtetaseje tjetër amerikane, Renee Good, në fillim të këtij muaji.

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi duke publikuar një foto të armës së viktimës, të cilën ai thotë se e kishte me leje, dhe akuzoi udhëheqësit e Minesotës për keqmenaxhim dhe nxitje të trazirave.

“Kjo është arma e personit të armatosur, e mbushur (me dy karikatorë shtesë të plotë!), dhe gati për të qëlluar. Për çfarë bëhet fjalë? Ku është policia lokale? Pse nuk u lejua të mbronin oficerët e Imigracionit dhe Doganave? Kryetari i bashkisë dhe guvernatori i tërhoqën ata qëllimisht?”

Guvernatori i Minnesota, Tim Walz, i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të tërheqë ICE-në nga Minesota, duke thënë se agjentët federalë po mbjellin kaos dhe dhunë.

“Ky pushtim federal i Minesotës ka kohë që nuk është më një çështje e zbatimit të ligjit për imigracionin. Është një fushatë brutaliteti e organizuar kundër popullit të shtetit tonë. Dhe sot, kjo fushatë mori një jetë tjetër. I kam parë videot nga disa këndvështrime dhe është e neveritshme.”

Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve tha se agjenti e qëlloi 37-vjeçarin për vetëmbrojtje, ndërsa pamjet dhe dëshmitë nga personat pranë vendit të ngjarjes tregojnë të kundërtën.

Ky është rasti i dytë brenda këtij muaji kur agjentët federalë, të dërguar nga administrata për operacione kundër personave që ndodhen ilegalisht në SHBA, qëllojnë për vdekje protestues.

Viktima, Alex Pretti, ishte shtetas amerikan me profesion infermier, ndërsa më 7 janar agjentët qëlluan për vdekje një grua 37-vjeçare, gjithashtu shtetase amerikane.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.