• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

23/06/2026
in Kryesore, Politikë
“Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe gazetari Bardh Sejdarasi patën një debat të fortë mbi kërkesat e protestuesve, të cilët dalin në shesh për ditën e 24-t radhazi.

Debati në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Mziu: Po të shohësh njerëzit që janë në protestë, kemi thyer rekord botëror për numrin e protestuesve në raport me popullsinë që jeton në Shqipëri. Ka arsye për të protestuar për një kryeministër që e ka shpopulluar vendin, që është aktori numër një në botë në komunikim me grupet kriminale dhe që e ka kthyer Shqipërinë në një plaçkë tregu. Kryeministri nuk merret me qytetarët që dalin dhe protestojnë, por ndërsen shtetin, SHIK-un, policinë, kamerat për të survejuar qytetarët shqiptarë. Këtë s’e ka bërë as qeveria e diktaturës. Çfarë do të thotë kjo? Që Shqipëria ka vetëm një zgjidhje: plotësimi i kërkesave të qytetarëve të cilët janë pa ngjyrim. A keni parë pagën e shqiptarëve? Paga më e ulët në rajon.

Sejdarasi: Po nuk je në Kuvend… Po të monitoron partia?

Mziu: A të shqetëson fakti që fondet e Bashkimit Europian për IPARD-in ka tre vite që bujqësia nuk i merr?

Sejdarasi: Asgjë nuk më shqetëson. Ti përmende nja 4-5 shtete, edhe unë jam përsëri dakord me ty që po aq herë i kanë ndërruar kryeministrat. Turp t’ju vijë juve që e keni lënë kryeministër kaq vite!

Mziu: Përderisa kthehesh ti, vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej… Çfarë të themi ne?

Sejdarasi: Jo, unë jam me shqiptarët. A të ka pëlqyer ty kur kam qenë me PD-në?

Mziu: Mua më pëlqen kur flet si profesionist, jo si partiak.

Sejdarasi: Kështu jeni ju në politikë. Kur je me PD-në, të shan PS-ja; Kur je me PS-në, të shan PD-ja. Unë kam zgjedhur një rrugë tjetër. Unë nuk jam as me PD-në, as me PS-në. Unë jam me këta protestuesit dhe uroj që pesë pikat e protestës të realizohen. Po të jenë kështu siç thua ti, s’kanë për t’u realizuar kurrë. Dhe unë prandaj e përmenda atë pjesën që lidhet me ligjin.

Mziu: Edhe shoku Enver kështu thonte, që nuk do të ndërrojë kurrë. Kjo protestë është varrmihësja e kësaj qeverie dhe do të shkojmë drejt një qeverie teknike, që qytetarët shqiptarë të votojnë si Kosova, si Maqedonia, si vendet e Bashkimit Europian.

Sejdarasi: Jam shumë dakord me ju që protesta të vazhdojë dhe të realizohen kërkesat e protestës. Këto pesë kërkesa që janë bërë nuk realizohen për shumë arsye.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!