AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez

by Alb Times
16/05/2026
in Botë, Kryesore
6
0
Vizita në Pekin, kush është miliarderi që Trump kërkoi lirimin nga burgu dhe u refuzua nga homologu kinez
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “nuk ndihet optimist” për fatin e aktivistit të burgosur pro-demokracisë, Jimmy Lai, pas një bisede me presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Trump, çështja e Lai-t është një nga temat më të vështira për t’u zgjidhur në marrëdhëniet aktuale mes SHBA-ve dhe Kinës.

Gjatë kthimit nga një vizitë dyditore në Kinë, Trump tha se kishte ngritur çështjen e Lai-t me Xi Jinping, por përgjigjja që mori nuk ishte pozitive. Ai deklaroi se udhëheqësi kinez e kishte përshkruar çështjen si “të vështirë”, duke lënë të kuptohet se nuk ka shumë hapësirë për një zgjidhje të shpejtë. Sipas Trump, kjo e ka bërë atë të mos ndihet optimist për një lirimin e afërt të miliarderit.

Në një intervistë për Fox, Trump përsëriti se kishte diskutuar rastin e Lai-t dhe se reagimi nga pala kineze nuk kishte qenë inkurajues. Ai theksoi se kishte përmendur më parë edhe raste të tjera të të burgosurve në Kinë, përfshirë një pastor të krishterë, për të cilin kishte marrë sinjale më pozitive nga Pekini, por jo për Lain.

Jimmy Lai, një figurë e njohur e medias dhe mbështetës i fuqishëm i lëvizjes pro-demokracisë në Hong Kong, u arrestua në vitin 2020 gjatë një goditjeje të gjerë ndaj aktivistëve pas protestave masive antiqeveritare. Në shkurt, ai u dënua me 20 vjet burgim sipas ligjit të sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini.

Vizita në Pekin; kush është miliarderi që Trump kërkoi

Jimmy Lai

Familja e tij ka shprehur vazhdimisht shqetësim për gjendjen shëndetësore të Lai-t, duke thënë se ai vuan nga diabeti dhe po mbahet në kushte të rënda izolimi. Sipas deklarimeve të tyre, ai ka humbur ndjeshëm peshë dhe ka shfaqur përkeqësim të dukshëm fizik gjatë qëndrimit në burg. Ata kanë ngritur gjithashtu shqetësime për temperaturat ekstreme në qelitë ku ai mbahet dhe mungesën e kushteve bazë.

Vajza e tij, Claire Lai, ka falënderuar publikisht Trump për përpjekjet e tij për të ngritur çështjen e babait të saj me autoritetet kineze, duke shprehur shpresën se ndërhyrja ndërkombëtare mund të sjellë një ndryshim. Ajo ka thënë se lirimi i tij do të ishte “veprimi i drejtë dhe i ndershëm” që mund të ndërmerret nga Pekini.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026

FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

28/11/2026

Ambasada gjermane uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

28/11/2026

Parzmoret me flamurin kuqezi, gjesti simbolik i policisë në ditën e protestës

28/11/2026

Meloni telefonon Zelenskyn, presidenti ukrainas kërkon falje për operacionin në Libi: Italia nuk u informua

28/11/2026

PAMJE ME DRON / Nis protesta e mbështetur nga PD, ja pjesëmarrja në sheshin ‘Skënderbej’

28/11/2026

Ministri i Jashtëm i Kroacisë uron në shqip: Gëzuar 28 Nëntorin! Rroftë miqësia jonë!

28/11/2026

Skema KAYO propozohet dhe në Shëndetësi, “MedAL” hidhet për konsultim publik

28/11/2026

Kosova uron Shqipërinë | Shiroka-Pula: Flamuri na bashkon, Kurti: Pavarësia nuk erdhi nga qielli

28/11/2026

NATO urim për Pavarësinë e Shqipërisë: Aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së përbashkët

28/11/2026

VIDEO / 114 vjet Pavarësi, Rama dhe Kurti bëhen bashkë në Vlorë! Të pranishëm edhe Presidentët

28/11/2026

Tkurrja elektorale e partive aktuale dhe partitë e reja

28/11/2026

20 vjet nga ngritja e shtatores së Skënderbeut, Shkupi më kuq e zi se kurrë!

28/11/2026

“Protokolli i mushkonjës”, si u përdorën palestinezët për të kontrolluar zonat e rrezikshme në Gaza

28/11/2026

U arratis me të brendshme| Kush është shqiptari që arriti të largohet pas ‘luftës’ me policinë italiane

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!
  • FOTO / Të rinjtë me maska dhe shkopinj nisin përgatitjen kundër Policisë: Gati për luftë!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.