• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

15/02/2026
in Politikë
Vizita e Edi Ramës më 19 shkurt në Uashington me ftesë të Trump “jehonë” dhe në media të huaja

Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Uashingtonit.

Ishte vetë Rama ai i cili gjatë podcastit të tij “Flasim” bëri me dije se në datën 19 do të jetë në SHBA për të marrë pjesë në mbledhjen e “Këshillit të Paqes”.

“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s’më kanë ftuar,se,se,se…Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeministrit Rama ka bërë “xhiro” dhe në mediat e huaja. Ka qenë ajo greke “Protothema” e cila i ka kushtuar hapësirë  kësaj vizite të kreut të qeverisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli i Protothema:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Presidentit të SHBA- së Donald Trump, i planifikuar për 19 shkurt, njoftoi ai në një podcast sot.

“Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Këshillit të Paqes dhe fillimin e aktiviteteve të tij”, tha ai në një intervistë me podkastin shqiptar Flasim .

Organi, i kryesuar nga Donald Trump, u krijua për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, por statuti i tij ka një qëllim shumë më të gjerë: zgjidhjen e konflikteve të armatosura në të gjithë botën.

Presidenti i Rumanisë do të jetë gjithashtu i pranishëm si vëzhgues.

Presidenti rumun Nicos Dan njoftoi sot nëpërmjet llogarisë së tij X se do të marrë pjesë në takimin inaugurues të “Këshillit të Paqes” të Donald Trump më 19 shkurt si vëzhgues.

“Javën tjetër, do të marr pjesë në takimin e parë të Këshillit të Paqes në Uashington, duke iu përgjigjur ftesës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump”, shkroi ai në platformën e mediave sociale, pasi konfirmoi së fundmi se vendi i tij po shqyrton ende anëtarësimin në Këshill nën udhëheqjen e presidentit amerikan.

Stay Connected

  • 11.7k Followers

Popular Post

  • Pse Elisa nuk është shembulli

    Pse Elisa nuk është shembulli

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta e Iranit: 10 fjalët e përdorura më shpesh dhe kuptimet e tyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Incident në Firence: Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!