AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Vila buzë detit e makina 500 mijë euro” – Murrizi zbulon pasuritë e Flamur Nokës dhe milionerëve të PD

by SHT Media
25/10/2025
in Politikë
6
0
“Vila buzë detit e makina 500 mijë euro” – Murrizi zbulon pasuritë e Flamur Nokës dhe milionerëve të PD
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza dhe ka zbuluar pasuritë e deputetëve demokratë, pas deklaratës së Flamur Nokës në mbledhjen e grupit të PD, ku i la porosi deputetëve të mos vishen me kostume 5 mijë euro por të bëjnë opozitë për atë që kanë nevojë qytetarët.

Myslim Murrizi përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ka zbuluar disa nga pasuritë e Flamur Nokës, ndaj të cilit nuk i kursen kritikat, dhe jo vetëm.

Murrizi ka përmendur vilat buzë detit të Oerd Bylykbasit, bizneset e Isuf Çelës, Luçiano Boçit, Besart Xhaferrit dhe Eno Bozdos, për të cilin thotë se ka babain milioner.

Murrizi shprehet se nuk kanë pse të vishen si rreckaman deputetët që kanë biznese e të ardhura të majme nga puna e tyre.

Statusi i plotë i Myslim Murrizit

Opozita është frymë, besim dhe shpresë, jo kostum, kollare, br*kë e kanotiere.

U habita shumë kur lexova që dje në mbledhjen e grupit parlamentar, gjatë shumë diskutimeve, kishte pasur porosi nga Z. Noka që deputetët të vishen me kostume doku, me arna, me çorape të grisura, pa kollare e me këpucë të shqyera.

Ky është fiks mentaliteti qelbësirë komunist i një partie hipokrite bolshevike që mendon se qytetarët na vlerësojnë, mbështesin, besojnë apo mëshirojnë sipas “leckave” që mbajmë veshur e jo nga qëndrimet.

Dhe demek quhemi parti e qendrës së djathtë?

Një hipokrizi e pështirë që nuk ka leckë e rraqe që mund ta mbulojë.

Opozita është frymë, është besim, është shpresë, është ndryshim, është sjellje shpirtërore ndaj qytetarëve opozitarë; është dinjitet, ndershmëri, kurajo, aksion dhe jo teatër leckash apo paradë mode.

Nëse bashkoni votat me Ramën për një Kod Zgjedhor bastard që ju të siguroni një karrige të dhjerë në Parlament për bythën tuaj të përdredhur sa tek njëri prehër tek tjetri, pa vota, por me listë të mbyllur, nuk ju pjerdh kush, edhe po të visheni me ar, edhe po të shkoni pa brekë e lakuriq në Parlament.

Nëse ju nuk i takoni qytetarët as në fushata dhe kurrë më për 4 vjet rresht pasi uleni në karrigen e mender deputetit, nuk ju vjen kush nga pas, edhe po t’i ngrini brekët në majë të kokës.

Nëse ju emëroni anëtarë kryesie apo deputetë njerëz anonimë pa asnjë kontribut në PD, por me pagesë, që shkelin mbi kontributin dhe sakrificën e mijëra DEMOKRATËVE, nuk ju beson askush, edhe po të visheni me arna si thes orizi.

Ç’është ky mentalitet kalbësirë i së kaluarës komuniste?

Nuk të bëjnë “leckat” as njeri e as politikan, sido që të visheni, por shpirti, morali dhe dinjiteti që ke të përcaktojnë se çfarë je e çfarë përfaqëson.

Po pse duhet të vishen si rreckaman apo fakir-fukarenj ata deputetë që kanë biznese, kanë prona, kanë pasuri e kanë para?

Pse duhet të vishet si roje mullarësh byku, p.sh. Kliti Hoti i Shkodrës që është milioner?

Po Flamur Hoxha dhe Isuf Çela i qarkut Kukës, kur dihet që të dy kanë biznese?

Po Albana Vokshi që ka pasur 5-6 puse nafte?

Po Eno Bozo që ka babanë milioner?

Po Luçiano Boçi që ka krushkun milioner?

Po Oerd Bylykbashi që ka vilën në Palasë, komshi me Gjiknurin?

Po Besard Xhaferri që ka babanë pronar fabrike prej 25 vitesh në Vaqar?

Po Luan Baçi që ka 30 vjet me biznes, pse duhet të vishet me çorape të grisura?

Po të tjerë si ti, Flamur, që kanë shtëpi e makina që kalojnë vlerën mbi 500 mijë euro, pse duhet të vishen si lypsa??

Problemi nuk është as kostumi e as kollarja, or komunistë të mykur nga trutë e kokës, por kollarja që ia keni varë në qafë opozitarëve prej vitit 2013 për hatër të karriges tuaj të ndyrë.

Nuk është turp të jesh i pasur, por turp është të jesh hajdut.

Nuk është turp të vishesh mirë e bukur, por turp është kur rrobat t’i blen pushteti.

Nuk është turp të jesh në opozitë, por turp është kur e shet opozitën tek pushteti për t’u veshur me firmato.

Opozita nuk bëhet me leckat që vishni, por me njerëz që nuk bëhen leckë e rraqe duke lëpirë mendaren e kujtdo që ka në dorë firmën për t’u bërë deputet.

Opozita nuk zmadhohet kurrë, edhe po të rrini lakuriq nga trupi, ashtu siç jeni nga trutë dhe nga shpirti.

Prandaj, nëse pasurinë dhe paratë i keni me punë e me djersë, vishuni si t’ua dojë qejfi, me kostume jo 5 mijë, por 15 mijë euro.

Qytetarët na i dinë të gjitha, sido që të përpiqeni të maskoheni me veshjen tuaj, sepse ne jetojmë në një vend të vogël ku njohim me rrënjë e dhëmballë njëri-tjetrin.

Veshja është respekt për veten dhe kulturë e qytetari që as të zmadhojnë e as të zvogëlojnë karakterin, moralin, shpirtin apo njerëzillëkun.

Keni shumë e shumë gjëra të tjera që ju mungojnë e ju cedojnë në të qenurin opozitarë në parlament dhe parti, para se të kujdeseni për brekët e çorapet që mbani veshur.

Cedimi është kur, brenda vitit që merrni mandatin, shndërroheni nga brekë grisur në milionerë nga bashkëpunimi, tenderët apo konçensionet që ju jep pushteti për t’ju blerë si kile mishi në pazar, por jo kostumi apo kollarja juaj që nuk i hyn në punë askujt, sepse kazanët e plehrave, edhe po i mbulove me flori, prapë erë hale mbajnë.

Prisni Kodin Zgjedhor bastard të vitit 2008 dhe pazarin e qelbur të korrikut 2024, dhe bëni reformën territoriale që t’u shërbejë qytetarëve, pastaj vishuni siç jeni, se nuk ju plas trapi askujt për leckat tuaja, sa kohë që ju shohin t’ju përdorin të tjerët si leckë këpucësh.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

01/11/2026

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

01/11/2026

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

01/11/2026

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

01/11/2026

Popullor, pa popull fare

01/11/2026

Aksident në Korçë, Benz-i përplas këmbësorin pranë terminalit të autobusëve

01/11/2026

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

01/11/2026

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

01/11/2026

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

01/11/2026

Trafik kilometrik në aksin Balldren-Milot, fundjava bllokon qarkullimin e automjeteve

01/11/2026

Nga buxheti te kasa e supermarketit: Sa do ta ndiejnë shqiptarët ndryshimin e taksave? (VIDEO)

01/11/2026

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

01/11/2026

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

01/11/2026

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

01/11/2026

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

01/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital
  • Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.